Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha fton partitë për bashkim: Bashkohem që nesër me cilindo që synon largimin e Ramës Sazani, Jared Kushner dhe fitorja e Jon Ossoff/ Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane Mbi 10 ton kokainë/ Banda shqiptare kishte vendosur mbi paketim edhe adresat ku do dërgohej droga Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris: Fitimet janë marramendëse KE e quan të mbyllur vetingun, GJK kthehet në ‘sekretare’ të ONM-së, i shtojnë mandatin dhe rrisin kostot... Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve në polici “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa... Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin 
BOTA

Kontinenti i vjetër “po mbetet pa ujë”, ekspertët: Europa në emergjencë hidrike

P
Piranjat14 August 2026, 13:59 · 2 min lexim
Kontinenti i vjetër “po mbetet pa ujë”, ekspertët:

Më e rëndë situata paraqitet në qarkun jugor të Hampshire-it, ku temperaturat shumë të larta dhe ulja e reshjeve kanë shtuar thatësirën. Por edhe pjesa tjetër e Evropës është në gjendje kritike: nga Spanja deri në Ballkan, në shumë zona është shpallur emergjencë për ujin.

Thatësira po shkakton pasoja në lumenjtë e mëdhenj europianë. Danubi ka arritur nivele jashtëzakonisht të ulëta, duke sjellë pasoja për lundrimin dhe prodhimin e energjisë. 

Në Rumani, mungesa e ujit ka çuar tashmë në mbylljen e një reaktori të centralit bërthamor të Cernavodës, ndërsa në Hungari, centrali bërthamor i Paksit është detyruar të ulë ndjeshëm prodhimin.

Edhe në Kaub, në Gjermani, lumi Ren ka arritur nivelin më të ulët që nga fillimi i matjeve, në vitin 1880, çka po detyron disa gjigantë të industrisë kimike, t`i transportojnë mallrat me hekurudhë dhe rrugë tokësore, dhe me kosto të lartë: për të zëvendësuar vetëm një anije transporti lumor duhen deri në 60 kamionë.

Në Shtetet e Bashkuara, pasojat e korrikut më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë gjatë 132 viteve të matjeve të National Oceanic and Atmospheric Administration (NOAA) po vihen re në lumin Colorado, nga i cili varen rreth 40 milionë njerëz në shtatë shtete.

Lumi furnizon dy rezervuarët artificialë më të mëdhenj të Shteteve të Bashkuara, Lake Mead dhe Lake Powell, të cilët kanë arritur përkatësisht në vetëm 27% dhe 22,7% të kapacitetit të tyre, një nivel ky i ulët rekord.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.