Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve në polici “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa... Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin  VIDEO/ Dalin pamjet, momenti kur klani i shqiptarit Klod Cara hedh në erë bizneset Zbardhen mesazhet/ Eksperti i çoi Agasit letrat e ekspertimit të makinës, 3 ditë para se t’ia dërgonte SPAK... Qëlloi me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari Berisha: Balluku, “mur i pakalueshëm” në rrugën drejt BE-së "E kam shoqe të ngushtë"/ Zbardhen mesazhet e Ergys Agasit me izraelitët për Vlora Hysenin: Jemi me fat
BOTA

Kosta Rika ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Kubën

P
Piranjat20 September 2026, 18:41 · 1 min lexim
Kosta Rika ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Kubën

Kosta Rika ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Kubën që prej muajit mars, konfirmoi ministri i Jashtëm Manuel Tovar. Vendimi u shoqërua me mbylljen e ambasadës kostarikane në Havana dhe largimin e diplomatëve kubanë nga Kosta Rika, ndërsa qeveria e San Jose e ka justifikuar me qëndrimin e saj ndaj regjimit kuban.

Tovar deklaroi se Kosta Rika është e qartë dhe e pakundërshtueshme në vendimin për ndërprerjen e marrëdhënieve me qeverinë kubane. Mediat shkruajnë se vendimi ishte marrë gjatë presidencës së Rodrigo Chávez dhe është ruajtur edhe nga pasardhësja e tij, Laura Fernández. Tovar, i cili këtë javë u takua në SHBA me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, e akuzoi qeverinë kubane për kufizimin e lirive dhe mundësive të popullit kuban.

Nga ana tjetër, Havana tha se nuk ishte informuar zyrtarisht për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike. Qeveria kubane pretendoi se Kosta Rika më herët kishte deklaruar se mbyllja e ambasadës nuk nënkuptonte ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.