Kroacia bllokon Malin e Zi në Kapitullin e 31 për rrugën drejt BE-së, zbulohet arsyeja e vetos së Zagrebit

Rruga e malazezëve drejt BE-së ka marrë një kthesë të papritur. I deklaruar si shtet pararojë nga rajoni ynë Mali i Zi ka marrë tashmë veton kroate duke vënë pikëpyetje objektivin e këtij shteti që të jetë pjesë e BE-së deri në vitin 2028.
Kroacia ka bllokuar mbylljen e Kapitullit 31 që mbulon politikën e jashtme dhe të mbrojtjes. Zagrebi i paraqiti Podgoricës një listë me gjashtë kushte ku përfshihet dënimi i krimeve të luftës dhe zgjidhja e kërkesave pronësore nga qytetarët kroatë.
Kroacia i ka bërë thirrje Malit të Zi që të angazhohet në dialog konstruktiv për çështjet dypalëshe të pazgjidhura. Sipas Zagrebit BE-ja nuk duhet që të importojë mosmarrëveshje dypalëshe pasi çështjet e hapura duhet të zgjidhen paraprakisht.
Këto lëvizje nga Zagrebi erdhën menjëherë pas një vizite të Komisioneres Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, e cila u takua me Kryeministrin Andrej Plenković dhe Ministrin e Punëve të Jashtme Gordan Grlić Radman aktualisht ne kryeqytetin shqiptar.
Lexo edhe
BOTA
Zbulohet laborator droge brenda një apartamenti në Itali, vihen në pranga dy shqiptarë, sekuestrohen 15 kg kokainë

Skandali/ Sekuestrohen mbi 6 ton produkte mishi në Greqi, të papërshtatshme për konsum

BE shpreh shqetësim për ndalimin e hyrjes së gazetarëve mes Serbisë dhe Malit të Zi

Japonia goditet nga një tërmet i fortë, sa ishte magnituda

Gjermani, gjithnjë e më shumë njerëz ndryshojnë punë

Shtatë të vrarë në sulmet ruse në Ukrainën lindore, viktima edhe në rajonin rus të Belgorodit

Trump pezulloi sulmet ndaj Iranit: Po i japim një shans diplomacisë, por koha po mbaron

Bie çmimi i naftës pas sinjaleve për ulje të tensioneve mes SHBA-së dhe Iranit





