Ndodh dhe kjo! Vodhi orën luksoze 260 mijë euro në Tokio, por e ktheu me postë bashkë me një letër faljeje
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Tokio të Japonisë, ku një orë luksoze zvicerane, me vlerë mbi 260 mijë euro, ...
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Tokio të Japonisë, ku një orë luksoze zvicerane, me vlerë mbi 260 mijë euro, ...
Aleksandar Vuçiç e humbi pushtetin. Tani, pyetja është nëse do të japë llogari edhe për mënyrën se si e u...
Një tjetër aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në aksin që lidh Matin me Rrugën...
Paralajmërimi i kryeministrit Edi Rama pak ditë më parë se do të gjobiten ata persona që marrin pjesë në protestë,...
Fushata e zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA pritet të jetë më e kushtueshmja e regjistruar ndonjëherë, me koston t...
Gratë janë ende të nën-përfaqësuara në politikën amerikane, por në zgjedhjet më 3 nëntor, ato mund t&eum...
Pavarësisht stuhisë politike dhe akuzave tepër të rënda të lëshuara nga Erion Veliaj përmes letrës së tij nga...
Ndryshon orari i qarkullimit në pikën e kalimit kufitar të Qafë Botës. Autoritetet greke kanë rikthyer orarin dimëror, duke ...
Qeveria ka hartuar projektbuxhetin e pushtetit vendor për vitin 2027 mbi ndarjen e vjetër administrativo-territoriale me 61 bashki, ndonëse Kuve...
Kancelari gjerman Friedrich Merz ka deklaruar se presidenti i ardhshëm i Gjermanisë duhet të jetë një grua. “Do t’i propozo...
Kryeministri i Serbisë, Gjuro Macut, i ka dërguar presidentit të vendit kërkesë për shpërndarjen e Kuvendit, një procedurë që i paraprin shpalljes së zgjedhjeve parlamentare.
Sipas Kushtetutës së Serbisë, presidenti mund ta shpërndajë Kuvendin me propozim të arsyetuar të Qeverisë. Në të njëjtën kohë me shpërndarjen e Kuvendit, presidenti i vendit shpall zgjedhjet parlamentare, të cilat duhet të përfundojnë jo më vonë se 60 ditë nga dita e shpalljes së tyre.
Kuvendi i shpërndarë mund të kryejë vetëm punë të rregullta ose të ngutshme, të përcaktuara me ligj.
Zgjedhjet parlamentare ishin paralajmëruar më herët nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili kishte thënë se ato do të mbaheshin më 18 ose 25 tetor. Zgjedhje të parakohshme kërkojnë që nga maji i vitit 2025 studentët që mbajnë të bllokuara fakultetet dhe që për muaj me radhë kanë udhëhequr protesta kundër Qeverisë.
Në këto protesta është kërkuar përgjegjësi për vdekjen e 16 njerëzve në një incident në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad në nëntor të vitit 2024. Përfaqësuesit e pushtetit kanë paralajmëruar disa herë shpalljen e zgjedhjeve, ndërsa presidenti Vuçiq ka deklaruar gjithashtu se do të tërhiqet nga posti i presidentit para përfundimit të mandatit të tij në prill të vitit 2027.
Zgjedhjet e mëparshme parlamentare u mbajtën në dhjetor të vitit 2023. Ato u përcollën me pretendime nga opozita, organizatat joqeveritare dhe vëzhguesit ndërkombëtarë për parregullsi serioze, presion ndaj votuesve, keqpërdorim të burimeve publike dhe përdorim të funksioneve publike për qëllime të fushatës.
Ndërsa pushteti pretendon se kushtet zgjedhore janë përmirësuar që atëherë në përputhje me rekomandimet e Zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), disa organizata vendëse vlerësojnë se problemet kryesore nuk janë zgjidhur. Zgjedhjet e fundit lokale, të mbajtura në mars të vitit 2026 në 10 komuna të Serbisë, u përcollën me incidente, përleshje fizike, prani të policisë në rrugë dhe akuza për parregullsi të shumta.
Misioni vëzhgues i Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës tha se anëtarët e delegacionit të tij kishin qenë dëshmitarë të dhunës në pothuajse të gjitha komunat që kishin vizituar gjatë zgjedhjeve lokale. Në të njëjtën kohë, OSBE-ja regjistroi një nivel “të paprecedent” të sulmeve ndaj gazetarëve.
Partia Progresive Serbe në pushtet shpalli fitore në të 10 komunat dhe hodhi poshtë të gjitha kritikat dhe akuzat për parregullsi.
Rusia dhe Koreja e Veriut kanë hapur urën e parë rrugore që lidh drejtpërdrejt dy vendet përgjatë kufirit të tyre të...
Ngjyra e re e flokëve me të cilën u shfaq së fundmi presidenti amerikan Donald Trump ka shkaktuar bujë në rrjetet sociale ku jan&e...
Forcat speciale amerikane kaluan katër muaj duke kryer një mision sekret pastrimi nga minat në Ngushticën e Hormuzit në një p&eu...
Teherani zyrtar ka njoftuar vendosjen e një “zone të re të kufizuar” në Gjirin Persik dhe hartimin e një korridori të...
Kombet e Bashkuara mbështesin çdo përpjekje për të organizuar bisedime midis Rusisë dhe Ukrainës, tha zëvendësz...
Një raund i ri bisedimesh trepalëshe mbi zgjidhjen e çështjes ukrainase që përfshin Moskën, Uashingtonin dhe Kievin mund ...
Fitorja bindëse e partisë së ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD), në zgjedhjet rajonale në Sak...
Udhëtarët që hyjnë në Bashkimin Evropian mund të përballen me pritje më të gjata në kufi, pasi më 6 sht...
Një valë e re dhe e përgjakshme përleshjesh ka përfshirë Jemenin, ku mbi 300 persona raportohet se kanë humbur jetën d...
Duke besuar se ishte humbur në përmbytjet vdekjeprurëse të Nepalit, familja e Chandika Kumari Shrestha filloi të vajtonte vdekjen e g...