Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kujtohet Albpetrol, urdhëron bllokimin e aksioneve të “Bankers”: Na ka detyrime pa paguar! Paralajmëron kallëzim ndaj Toni Gogut/ Avokati i Veliajt: Nuk kam frikë nga kërcënimet e Ramës EMRAT/ Tmerri i familjeve aziatike në Londër, dënohen ‘katër’ skifterët shqiptarë. Kush janë ata Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri
BOTA

Kryeministri malazez ndez rajonin, akuzon Serbinë dhe Shqipërinë se po përgatisin sulm hibrid ndaj Podgoricës

P
Piranjat27 August 2026, 19:32 · 3 min lexim
Kryeministri malazez ndez rajonin, akuzon Serbinë dhe Shqipërinë

Një akuzë e rëndë që prek drejtpërdrejt Shqipërinë vjen nga Mali i Z. Një akuzë shumë e rëndë që prek drejtpërdrejt Shqipërinë vjen nga Mali i Zi.

Kryeministri malazez Milojko Spajiç ka deklaruar se shërbimet disponojnë informacione serioze operative për një sulm hibrid të koordinuar, ku sipas tij janë përfshirë zyrtarë të të paktën dy vendeve të rajonit.

Spajiç nuk i përmendi publikisht shtetet. Por gazeta e njohur malazeze “Vijesti” zbulon, duke iu referuar disa burimeve, se dy vendet për të cilat flet kryeministri janë Shqipëria dhe Serbia.

Sipas Spajiçit, operacioni pritet të shoqërojë mbylljen e kapitujve të rinj të negociatave të Malit të Zi me Bashkimin Evropian dhe synon destabilizimin e vendit.

 

“Kemi informacione serioze operative të sigurisë se mbyllja e paralajmëruar e kapitujve të rinj të negociatave do të shoqërohet me veprimtari hibride të koordinuar, në të cilën janë përfshirë zyrtarë të të paktën dy shteteve të rajonit. Sipas informacioneve tona, aktivitete të tilla kanë për qëllim destabilizimin e Malit të Zi, me mbështetjen e pritshme të disa aktorëve politikë dhe një pjese të skenës mediatike në vendin tonë”, deklaroi Spajiç.


Pra, akuza nuk drejtohet thjesht ndaj aktorëve anonimë apo grupeve të interesit. Kryeministri malazez flet shprehimisht për zyrtarë të dy shteteve të rajonit, ndërsa “Vijesti” identifikon Shqipërinë dhe Serbinë si vendet që ai kishte parasysh.


Sipas të njëjtit raportim, informacioni se bëhet fjalë për Tiranën dhe Beogradin është konfirmuar për gazetën nga disa burime, ndonëse deri tani nuk janë bërë publikë emrat e zyrtarëve të dyshuar si të përfshirë.

Spajiç e lidhi drejtpërdrejt operacionin me avancimin e Malit të Zi drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke paralajmëruar se Podgorica është në dijeni të asaj që po përgatitet.

“Ne i dimë këto synime dhe jemi të vetëdijshëm për qëllimin e tyre. Përpjekjet për destabilizim nuk do ta ndryshojnë kursin tonë dhe as do ta ndalin rrugën evropiane të Malit të Zi, e cila është më e madhe se interesi ditor i cilësdo strukturë politike”, deklaroi kryeministri malazez.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.