Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Grabitja e Pronave, tenderat në Ukrainë zbulojnë skemën Rama-Yeffet Skema KAYO u kopjua nga Nigeria, si mashtroi shqiptarët ministri Ermal Nufi Studentët ndryshojnë strategji, protestë kombëtare dy herë në javë. Ja ditët dhe ora  ‘Lironi qyetarët, arrestoni Ramën’/ Protestuesit thirrje para Drejtorisë së Policisë së Tiranës pas arrest... “Diçka është kalbur në shtetin shqiptar”/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në ... BE nxjerr bllof Ramën për protestat/ Nuk i organizon Rusia apo Irani, por reagim ndaj korrupsionit dhe keqq... Humbja katastrofike në zgjedhje/ Kë do të bëjë “kurban” Donald Trump? Emri që përflitet më së shumti ... Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit Prapaskenat në Bruksel/ Rama tentoi fshirjen e “paragrafit Balluku” nga raporti i BE-së Veliaj mesazh të fortë Ramës: Edhe në Spaç të më çosh, nuk shantazhohem, ke larguar socialistët dhe ke vënë... “Mos i prek gocat! Terroristë!”/ Tensionet para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë furgonin e policisë, ef... Shpërthimi në pallatin 5-katësh në Elbasan, identifikohet viktima! Mister fati i 69-vjeçarit të mbetur mes ...
AKTUALITET

“Kthehu në Shqipëri”/ Sulm ndaj gazetarit grek me origjinë shqiptare: Je mysafir këtu, nuk duhet të flasësh!

P
Piranjat 8 August 2026, 14:19 · 4 min lexim
“Kthehu në Shqipëri”/ Sulm ndaj gazetarit grek me

Gazetari grek me origjinë shqiptare, Antilian Kotzai, është përballur me qindra komente fyese dhe raciste në rrjetet sociale, pasi publikoi një shkrim ku paralajmëronte për rikthimin e retorikës së ekstremit të djathtë dhe ideologjisë së Agimit të Artë në Greqi.

Gjithçka nisi nga një koment i Kotzait në gazetën greke Documento, me titull “Kujdes, ideologjia e Agimit të Artë është këtu”.

Në shkrimin e tij, gazetari iu referua debatit të ditëve të fundit në Athinë dhe thirrjeve të personave me ide të ekstremit të djathtë për “çlirimin” e lagjes Agios Panteleimonas dhe të Athinës nga ata që i cilësojnë si “pushtues”.

Kotzai shkruante se retorika e përdorur risjell kujtimet e sulmeve dhe pogromeve kundër emigrantëve në Athinë gjatë viteve kur Agimi i Artë ishte në kulmin e aktivitetit të tij.

Pas publikimit të shkrimit edhe në Facebook, gazetari thotë se u përball me qindra komente raciste, nga profile reale dhe llogari që ai i konsideron pjesë të një sulmi të koordinuar.

“Kthehu në Shqipëri nëse nuk të pëlqen” dhe “je mysafir në këtë vend dhe nuk duhet të flasësh” ishin disa prej mesazheve që, sipas tij, iu drejtuan publikisht.

Kotzai thotë se pati edhe kërcënime për ndjekje ligjore, pasi kishte shkruar se pogromet kundër emigrantëve nuk kanë asnjë lidhje me demokracinë.

Gazetari, i cili është shtetas grek dhe prej vitesh është aktiv në çështjet e integrimit dhe të drejtave të qytetarëve me origjinë emigrante, reagoi duke theksuar se nuk ka ndërmend të heshtë.

“U pëlqen apo jo fashistëve, unë, ashtu si qindra mijëra fëmijë emigrantësh, jemi qytetarë grekë”, shkroi ai, duke shtuar se detyrë e gazetarëve është të komentojnë çdo fenomen shoqëror që kërcënon demokracinë dhe bashkëjetesën paqësore.

Sulmi ndaj tij ka sjellë edhe reagime solidariteti nga gazetarë me bindje të majta dhe politikanë të të njëjtit spektër që e cilësuan atë një “sulm të organizuar racist”. Ata thonë se Kotzai u vu në shënjestër pasi foli publikisht kundër racizmit dhe ideologjisë së Agimit të Artë.

Sipas tyre , fakti që disa prej komentuesve i kërkuan një qytetari grek të “kthehej në Shqipëri” vetëm për shkak të origjinës së tij, konfirmon pikërisht shqetësimin që Kotzai kishte ngritur në shkrimin e tij.

Debati vjen në një moment kur në Greqi po diskutohet përsëri për aktivitetin e qarqeve të ekstremit të djathtë.

Në artikullin e tij, Kotzai kujton gjithashtu se Ilias Kasidiaris, ish-drejtues i Agimit të Artë, i shpallur fajtor në vitin 2020 për drejtimin e një organizate kriminale, ka deklaruar se synon të gjejë mënyrën për të qenë “i pranishëm” në zgjedhjet e ardhshme.

Për Kotzain, përfundimi pas sulmit që mori në rrjetet sociale mbetet i njëjtë me titullin e shkrimit që e nisi gjithë debatin:

“Ideologjia e Agimit të Artë është këtu dhe kërkon vigjilencë demokratike”.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.