Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin
BOTA

"Kujdesu për qenin tonë", partneri i 31-vjeçares që u sulmua nga aligatori zbulon fjalët e saj të fundit

P
Piranjat 4 July 2026, 14:33 · 3 min lexim
"Kujdesu për qenin tonë", partneri i 31-vjeçares

Detaje rrëqethëse kanë dalë në dritë për momentet e fundit të 31-vjeçares Brittany Clark, e cila humbi jetën pasi u sulmua nga një aligator rreth katër metra i gjatë në një lumë në Florida.

Partneri i saj, Chance Allison, i cili ndodhej pranë saj në momentin e tragjedisë, zbuloi se fjalët e fundit të Brittany-t ishin një lutje që ai të kujdesej për qenin e saj të dashur, një pastor gjerman me emrin Hoki.

"Ndërsa prisnim të mbërrinin shërbimet e emergjencës, Brittany më tha vetëm të kujdesesha për Hokin. Ishte një nga gjërat e fundit që më tha. Nuk mbaj mend asgjë tjetër", tha 30-vjeçari për New York Post.

"Po buzëqeshnim dhe më pas shpërtheu kaosi"

31-vjeçarja, e cila e adhuronte natyrën dhe kafshët, kishte shkuar për një shëtitje së bashku me Allison dhe shoqen e saj të banesës pranë lumit Econlockhatchee.

Të tre ndodheshin në ujë kur aligatori u shfaq papritur dhe sulmoi Brittany-n, duke e kthyer një ditë të qetë në një tragjedi.

"Po buzëqeshnim dhe po bisedonim, e më pas shpërtheu kaosi", rrëfeu Allison, i cili tha se u përpoq me dëshpërim, së bashku me shoqen e partneres së tij, ta largonte 31-vjeçaren nga aligatori dhe ta nxirrte në breg.

30-vjeçari shpjegoi se vendosi të fliste publikisht për t'iu përgjigjur raportimeve dhe komenteve që, sipas tij, nuk pasqyrojnë të vërtetën.

"Nuk dua në asnjë mënyrë që e gjithë kjo vëmendje të jetë mbi mua. Dua vetëm që faktet të tregohen saktë", tha ai.

Ai hodhi poshtë gjithashtu pretendimet se një kalimtar i kishte paralajmëruar të mos futeshin në ujë.

"Askush nuk na tha të mos hynim në lumë. Gjatë rrugës folëm me një person dhe e vetmja gjë që dëgjova ishte se ai sillte shpesh qentë e tij në atë zonë", u shpreh Allison.

 Allison sqaroi gjithashtu se, ndryshe nga sa ishte raportuar fillimisht, ai nuk i bëri reanimim kardiopulmonar (CPR) 31-vjeçares, por u përpoq vetëm të ndalte gjakderdhjen derisa të mbërrinin ekipet e emergjencës.

Sipas tij, ai përdori duart dhe një peshqir për të ushtruar presion mbi plagët e saj, duke u përpjekur ta mbante sa më të qetë dhe të rehatshme në momentet e fundit.

Ai shtoi se dy qentë që kishin me vete nuk ndodheshin në ujë kur ndodhi sulmi, por në breg, ku lehën vazhdimisht drejt aligatorit ndërsa ata përpiqeshin të shpëtonin Brittany-n.

"Ishte e jashtëzakonshme, e donte jetën"

Allison, i cili po organizon së bashku me familjen e 31-vjeçares ceremoninë mortore dhe një aktivitet përkujtimor në nder të saj, foli me emocion për gruan me të cilën kishte planifikuar të ndërtonte të ardhmen. /PiranjatNews/

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.