Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,... 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ...
BOTA

“Kupola e Runitit”, paralajmërojnë shkencëtarët: Depoja e mbetjeve bërthamore në Ishujt Marshall, po përballet me kërcënime serioze pas 50 vitesh

P
Piranjat29 July 2026, 08:34 · 3 min lexim
“Kupola e Runitit”, paralajmërojnë shkencëtarët:

Pothuajse pesë dekada pas ndërtimit të saj, Kupola e Runitit në Ishujt Marshall po shfaq shenja përkeqësimi, duke ngritur shqetësime të reja për një krizë të mundshme mjedisore në Oqeanin Paqësor.

E njohur si një nga trashëgimitë më të errëta të Luftës së Ftohtë, kjo strukturë gjigante prej betoni u ndërtua në fund të viteve 1970 nga Shtetet e Bashkuara për të izoluar rreth 80 mijë metra kub mbetje radioaktive të krijuara nga testet bërthamore në Atollin Enewetak.

Problemi lidhet me faktin se kupola nuk u ndërtua si një zgjidhje afatgjatë. Gjatë ndërtimit, fundi i kraterit nuk u vulos, pasi inxhinierët besuan se shtresa koralore poshtë tij do të shërbente si barrierë natyrore. Megjithatë, korali është poroz dhe lejon depërtimin e ujit.

– Trashëgimia e testeve bërthamore

Ishujt Marshall u përdorën nga SHBA gjatë viteve 1940 dhe 1950 si një zonë kryesore për testimet bërthamore. Në këtë rajon u kryen gjithsej 67 shpërthime bërthamore, ndërsa 43 prej tyre ndodhën në Atollin Enewetak.

Mes testeve më të njohura ishte ai i quajtur “Castle Bravo”, një shpërthim termobërthamor me fuqi rreth një mijë herë më të madhe se bomba atomike e përdorur në Hiroshima.

Këto prova shkaktuan ndotje të tokës dhe oqeanit me materiale radioaktive dhe detyruan shumë banorë vendas të largoheshin nga zonat e tyre të banimit.

-Një strukturë nën presion nga koha dhe klima

Kupola e Runitit mbulon një sasi të madhe materialesh të kontaminuara, përfshirë tokë, hi radioaktiv, mbetje ushtarake dhe materiale ndërtimi. Brenda saj ndodhen rreth 120 mijë tonë mbetje, mes tyre edhe plutonium-239, një element radioaktiv me jetëgjatësi mijëra vjeçare.

Shkencëtarët paralajmërojnë se rritja e nivelit të detit, erozioni dhe çarjet në strukturë mund të rrisin rrezikun e përhapjes së ndotjes radioaktive.

Oqeanografi Ken Buesseler nga Instituti Oqeanografik Woods Hole e ka përshkruar kupolën si një zgjidhje të përkohshme që nuk ishte projektuar për të zgjatur për periudha kaq të gjata.

– Përplasja për përgjegjësinë

Situata ka nxitur debate mes Ishujve Marshall dhe Shteteve të Bashkuara. Autoritetet e Ishujve Marshall kanë kërkuar prej vitesh masa më të forta për mbrojtjen e zonës ose largimin e mbetjeve radioaktive nga atoli.

Sipas tyre, përkeqësimi i gjendjes së kupolës mund të sjellë pasoja serioze për mjedisin, jetën detare dhe komunitetet që jetojnë në rajonin e Paqësorit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.