Marta Kos mesazh Ramës: Nuk ka anëtarësim në BE, pa shfuqizuar ligjin për investimet strategjike
Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka komentuar situatën në Shqipëri, duke u ndalur te protestat e zhvilluara në vend kun...
Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka komentuar situatën në Shqipëri, duke u ndalur te protestat e zhvilluara në vend kun...
Një prej aktivistëve të protestës që prej 45 ditësh mbahet para Kryeministrisë, ku kërkohet dorëheqja e Edi Ram&eum...
Një pankartë e veçantë ka tërhequr vëmendjen gjatë protestës në sheshin “Skënderbej”, ku një...
France 24 i ka kushtuar vëmendje protestave në Shqipëri kundër projektit për ndërtimin e një resorti luksoz në nj&e...
Një aksident i rëndë rrugor ka tronditur mbrëmjen e sotme banorët e fshatit Qyrkan, në Njësinë Administrative Gostime t&...
Protesta qytetare kundër qeverisë hyn sot në ditën e saj të 45-të, ndërsa qytetarët kanë nisur të grumbullohen...
Sasia e ricinës që kishin konsumuar Antonella Di Ielsi dhe vajza e saj 15-vjeçare, Sara Di Vita ishte aq e madhe, sa ishte praktikisht e pamund...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar ashpër pas deklaratave të ministres serbe Snežana Paunović lidhur me Kosov...
Zejnulla Gashi është emëruar të martën kryeprokuror i Shtetit, pasi ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, e n...
residenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar se administrata e tij ka hequr dorë nga vendosja e tarifës 20% për anijet q&eum...
Nëse Snezhana Paunoviç do të kishte qenë një zë periferik i nacionalizmit serb apo një aktiviste në skajet e politikës së Beogradit, deklarata e saj për spastrimin etnik të Kosovës do të harrohej si guri i radhës që hedh budallai në lumë. Çështja është se ajo përfaqëson qeverinë e Serbisë dhe është një nga figurat e rëndësishme të Partisë Socialiste të Serbisë, pjesë e një establishmenti politik ende jeton me vitet e Sllobodan Millosheviçit, pavarësisht paketimit të europian.
Deklarata e Paunoviç se, po të kishte qenë në vend të Millosheviçit, do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998” mbetet një dritare e hapur mbi mënyrën se si pushteti në Serbi vazhdon ta perceptojë Kosovën, si një territor nga i cili popullsia shqiptare duhet larguar.
Snezhana Paunoviç fillimisht u shpreh në Kurir Tv se: “Po të kisha qenë Slobodan Miloševiçi, do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998”. Më pas u përpoq ta paraqiste qëndrimin e saj si diçka më pak kriminal, duke sqaruar se nuk kishte dashur të thoshte se shqiptarët duhej të vriteshin, por se ata që nuk e ndienin veten pjesë të Serbisë duhej të shkonin në “shtetin e tyre amë”.
Por ky shpjegim nuk e zbut qëndrimin e një antari të kabinetit qeveritar serb. Paunoviç thjesht artikulon thelbin e spastrimit etnik, trajtimin e një popullsie si diçka të huaj, mohimi i lidhjes me territorin dhe largimin mbi bazën e përkatësisë etnike.
Nuk ka shumë rëndësi se si ministrja serbe e imagjinon dëbimin e popullsisë... me trena, me kamionë, me polici apo çfarëdo. Idetë e saj mbeten kriminale.
Paunoviç ka lindur në Pejë në vitin 1975. Ajo është ekonomiste dhe anëtare e Partisë Socialiste të Serbisë që prej vitit 1992, në kohën kur kjo parti drejtohej nga Millosheviçi dhe ishte instrumenti politik i regjimit që udhëhoqi Serbinë gjatë luftërave në ish-Jugosllavi.
Karriera e saj është e lidhur ngushtë me Kosovën dhe me strukturat serbe që Beogradi ka mbajtur atje edhe pas luftës. Për disa vite ajo ka qenë koordinatore e strukturave komunale serbe për Gjakovën dhe Deçanin dhe ka drejtuar institucione paralele serbe të lidhura me Pejën.
Pra, për Paunoviçin Kosova është pjesë e kapitalit të saj politik. Ajo i përket brezit të politikanëve serbë që e kanë ndërtuar karrierën mbi kujtesën e humbjes së Kosovës, mbi zhvendosjen e serbëve pas luftës dhe mbi bindjen se historia i ka trajtuar ata padrejtësisht.
Snezhana Paunoviç vjen nga Partia Socialiste e Serbisë, e drejtuar nga Ivica Daçiç. Prej vitit 2012, socialistët janë partnerët më të qëndrueshëm të Vuçiçit dhe një nga kolonat e pushtetit të tij.
Marrëdhënia mes SNS-së dhe SPS-së është një marrëveshje e pastër për pushtet. Socialistët e Daçiçit sjellin votat e një elektorati nostalgjik ndaj Serbisë së vjetër. Në këmbim marrin ministri, ndërmarrje publike dhe ndikim në ekonomi.
Emërimi i Paunoviçit në qeveri është pjesë e kësaj formule. Ajo ka qenë kryetare e grupit parlamentar të SPS-së, nënkryetare e Kuvendit dhe një nga figurat më të dukshme të partisë. Përfaqëson njëkohësisht edhe simbolikën e “serbëve nga Kosova”, një kategori që pushteti i Beogradit e përdor vazhdimisht për të forcuar legjitimitetin e politikës së tij ndaj Prishtinës.
Edhe më domethënës ishte reagimi i kreut të SPS, Ivica Daçiç njëkohësisht ministër i Brendshëm i Serbisë që nuk e dënoi Paunoviçin. Ai e mbrojti, duke përsëritur argumentin se shqiptarët që nuk e ndiejnë Serbinë si shtetin e tyre mund të shkojnë në Shqipëri.
Nëse Paunoviç do të ishte distancuar nga partia, deklarata mund të paraqitej si një shpërthim personal. Por kur kreu i SPS-së dhe një nga njerëzit më të rëndësishëm të qeverisë i ofron mbrojtje politike, atëherë ajo është shprehje një kulture më të gjerë.
Në një demokraci funksionale, një ministre e kabinetit që deklaron se do të kishte dëbuar një popullsi mbi bazë etnike, do të largohej nga detyra brenda ditës. Në Serbi, ajo u mbrojt nga kreu i partisë së saj dhe ministër i Brendshëm. Ndërkohë, Aleksandër Vuçiç që është qendra e pushtetit në Serbi, ka heshtur.
Por një heshtje tjetër bie më shumë në sy. është heshtja e qeverisë Rama në Tiranë. Reagimet e para ishin periferike. Në Partinë Socialiste kanë reaguar emra të mënjanuar nga pushteti si Elisa Spiropali, ish-ministre e jashtme apo Pandeli Majko, ish-kryeministër. Edhe Partia Demokratike në opozitë kërkoi shpalljen non-grata të Paunoviçit, duke denoncuar faktin që Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë nuk ka guxuar të reagojë.
Kryeministri Edi Rama ndërkohë është në Paris, për Ditën e Bastijes. Në të njëjtin aktivitet është presidenti serb, Aleksandër Vuçiç
Rama nuk duket aspak i shqetësuar për idetë kriminale që gëlojnë në qeverinë e Serbisë, aty ku nuk e kanë aspak problem të diskutojnë publikisht për spastrimin e gjysmës së kombit shqiptar.
Përkundrazi kryeministri i Shqipërisë, si një sonambul preferon t'u flasë serbëve në Euronews Serbia, se si ai dhe Aleksandër Vuçiç na paskëshin qenë dy gjeni të keqkuptuar për Ballkanin e Hapur, se sa e shkëlqyer kishte qenë kjo ide, që do të afronte më pranë shqiptarë dhe serbë.“Ishte një ide e tmerrshme vetëm për një arsye; se unë dhe Vuçiç ishim pas saj. Nëse do të hiqnim emrat tanë dhe do t’i zëvendësonim me, të themi, pesë të tjerë, do të konsiderohej një ide e shkëlqyer. Kështu funksionon gjithçka në Ballkan”, deklaron sot Edi Rama në intervistën për Euronews Serbia.
Sasia e ricinës që kishin konsumuar Antonella Di Ielsi dhe vajza e saj 15-vjeçare, Sara Di Vita ishte aq e madhe, sa ishte praktikisht e pamund...
Rreth 1,700 metra nën sipërfaqen e Detit Norvegjez, në errësirë të plotë, ndodhet një nga trashëgimitë më...
Pushuesit në plazhin e Hendaye në Francë u zunë në befasi kur papritur u përballën me fenomenin e quajtur "Galerne". Edhe pse...
Presidenti Donald Trump është tërhequr nga propozimi i tij për një tarifë prej 20% për anijet që përdorin zonë...
residenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar se administrata e tij ka hequr dorë nga vendosja e tarifës 20% për anijet q&eum...
Pushuesit në Adai të Francës u zunë në befasi kur u përballën papritur me fenomenin Galerne. Edhe pse ky fenomen ka...
Disa njerëz e kanë humbur jetën në një zjarr që shpërtheu në një kantier ndërtimi në Bruksel të mart...
Me një gjatësi të jashtëzakonshme prej 673 kilometrash liqeni i Tanganikës në Afrikë nuk është vetëm liqeni ...
Presidenti i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva, kritikoi planin e presidentit amerikan Donald Trump për të vendosur një taksë pre...
Një zëdhënës i ushtrisë iraniane ka këmbëngulur se Irani nuk do të ndryshojë kursin në lidhje me bllokad&eum...