Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Grabitja e Pronave, tenderat në Ukrainë zbulojnë skemën Rama-Yeffet Skema KAYO u kopjua nga Nigeria, si mashtroi shqiptarët ministri Ermal Nufi Studentët ndryshojnë strategji, protestë kombëtare dy herë në javë. Ja ditët dhe ora  ‘Lironi qyetarët, arrestoni Ramën’/ Protestuesit thirrje para Drejtorisë së Policisë së Tiranës pas arrest... “Diçka është kalbur në shtetin shqiptar”/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në ... BE nxjerr bllof Ramën për protestat/ Nuk i organizon Rusia apo Irani, por reagim ndaj korrupsionit dhe keqq... Humbja katastrofike në zgjedhje/ Kë do të bëjë “kurban” Donald Trump? Emri që përflitet më së shumti ... Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit Prapaskenat në Bruksel/ Rama tentoi fshirjen e “paragrafit Balluku” nga raporti i BE-së Veliaj mesazh të fortë Ramës: Edhe në Spaç të më çosh, nuk shantazhohem, ke larguar socialistët dhe ke vënë... “Mos i prek gocat! Terroristë!”/ Tensionet para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë furgonin e policisë, ef... Shpërthimi në pallatin 5-katësh në Elbasan, identifikohet viktima! Mister fati i 69-vjeçarit të mbetur mes ...
BOTA

“Kushdo që e viziton vdes”/ Mark Zuckerberg blen kështjellë prej 35 milionë dollarësh

P
Piranjat20 August 2026, 21:19 · 2 min lexim
“Kushdo që e viziton vdes”/ Mark Zuckerberg blen

Një pjesë mahnitëse e historisë irlandeze ka shkuar në duart e njërit prej njerëzve më të fuqishëm në teknologji.

Drejtori ekzekutiv i Meta, Mark Zuckerberg, dhe gruaja e tij Priscilla Chan, kanë blerë një kështjellë gjigante gotike të shekullit të 19-të në Qarkun Waterford, Irlandë.

Sipas New York Post, është Kështjella Strancally, një ndërtesë guri me tre kate që ndodhet në një pronë të gjerë prej 110 akrash me pamje nga lumi Blackwater.

Blerja u konfirmua nga një zëdhënës i Zuckerberg, i cili tha se themeluesi i Facebook-ut dhe familja e tij “mezi presin të vazhdojnë të kujdesen për këtë shtëpi historike dhe të kalojnë kohë në Irlandë, ku Meta mban selinë e saj ndërkombëtare”.

Përtej vlerës së saj arkitekturore, Kështjella Strancally shoqërohet edhe me legjendë.
Shkrimtari anglez William Howitt, i cili vdiq në vitin 1879, kishte përmendur një traditë të errët që e lidhte zonën me akte kriminale të së kaluarës.

Sipas raporteve të tij, kështjella mund të ketë qenë e lidhur me të ashtuquajturat Kështjella Desmond, fortesa mesjetare të përdorura nga Kontët e Desmond në Irlandë.

Howitt përshkroi në një mënyrë dramatike histori sipas të cilave vizitorët e pavetëdijshëm mund të josheshin në kështjellë, ziheshin në kurth dhe vriteshin.

Këto histori, megjithëse pjesë e traditës lokale dhe ngjarje historike jo të konfirmuara, i shtojnë një dimension misterioz blerjes së re të themeluesit të Meta-s.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.