Gjashtë vite burg për ‘turistin e krimit’ shqiptar, kreu 9 grabitje në Austri
Nëntë familje në Vorarlberg, Austri u përballën me një situatë kaotike pas kthimit nga pushimet, pasi banesat e tyre ishin gr...
Nëntë familje në Vorarlberg, Austri u përballën me një situatë kaotike pas kthimit nga pushimet, pasi banesat e tyre ishin gr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cilësuar rikthimin e tij në Shtetet e Bashkuara si një goditje ndaj asaj që ai e qua...
Banorë të zonës së Durrësit të Ri, e njohur ndryshe si Ish-Këneta, kanë protestuar mbrëmjen e sotme në Durr&eu...
Drejtor sportiv i AC Milan për dy vjet, deri në majin e kaluar, ish-sulmuesi i kombëtares Igli Tare dyshohet për pastrim parash në Shqi...
Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner i kujton kryeministrit Rama se në rrugën për integrimin në B...
Gjykata e Apelit në Bolonjë ka ulur nga 17 në 15 vjet dënimin për të riun, i cili në kohën e ngjarjes ishte 15 vje&ccedi...
George Desmond Kamurasi mund të kalojë së shpejti nga dorezat e portierit te një kurorë mbretërore. Kapiteni 36-vjeçar i ...
Turgutluspor ka bërë histori në futbollin turk. Klubi ka emëruar Zeynep Mestan si trajneren e re të skuadrës së parë t...
Autoritetet ukrainase kundër korrupsionit, NABU dhe SAPO, kanë nisur një aksion ndaj zyrtarëve të Prokurorisë së Përgj...
Pas paraqitjes së fjalës përfundimtare nga kryeprokurorja Kimberly West dhe prokurori i rastit, Prokuroria e Specializuar në Hagë ka ...

Koreja e Veriut prezantoi të enjten një impiant të ri për prodhimin e lëndës djegëse që përdoret në bombat bërthamore, ndërsa udhëheqësi Kim Jong Un njoftoi plane për të forcuar forcat bërthamore të vendit “me ritëm eksponencial”.
Disa ekspertë ende vënë në dyshim nëse Koreja e Veriut zotëron raketa bërthamore funksionale që mund të godasin territorin kontinental të SHBA-së. Megjithatë, zbulimi i këtij impianti tregon se Kim dëshiron të konsolidojë statusin e vendit të tij si fuqi bërthamore dhe nuk ka ndërmend ta vendosë programin e armëve bërthamore në tryezën e negociatave.
Pas vizitës në objekt të mërkurën, Kim deklaroi se ai dhe zyrtarë të tjerë të lartë “konfirmuan rendin e prioriteteve për zbatimin e planit ambicioz të së ardhmes, i cili synon forcimin e kapaciteteve bërthamore të shtetit tonë me ritëm eksponencial”, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve të Koresë së Veriut.
Agjencia tha se objekti përdor “teknologji më të avancuar”, por nuk dha detaje të tjera, si vendndodhjen e tij. Shefat e Shtabit të Përbashkët të Koresë së Jugut vlerësuan se bëhet fjalë për një impiant pasurimi uraniumi dhe njoftuan se po bashkëpunojnë ngushtë me SHBA-në për të monitoruar aktivitetet bërthamore të Phenianit.
Fotografitë e publikuara nga media shtetërore tregojnë Kim Jong Un duke ecur në korridore të ngushta të mbushura me rreshta tubash dhe centrifugash metalike, në atë që dukej si një sallë pasurimi uraniumi. Në një foto tjetër, ai shihej duke diskutuar me zyrtarë të lartë përpara një grafiku të paqartësuar që paraqiste një objekt në formë koni, i cili mund të lidhej me projektimin e një koke bërthamore.
Kjo është hera e tretë që Koreja e Veriut zbulon publikisht një objekt për pasurimin e uraniumit. Në vitin 2024 ajo publikoi fotografi të një impianti tjetër sekret, ndërsa në vitin 2010 u tregoi studiuesve amerikanë një objekt të ngjashëm në kompleksin kryesor bërthamor të Yongbyon Nuclear Scientific Research Center.
Ministri i Unifikimit i Koresë së Jugut kishte deklaruar vitin e kaluar se Koreja e Veriut operon katër objekte të pasurimit të uraniumit, përfshirë kompleksin e Yongbyonit, dhe se ato funksionojnë çdo ditë.
Gjatë vizitës, Kim tha se nevoja për të forcuar kapacitetet parandaluese bërthamore të vendit, si në cilësi ashtu edhe në sasi, është rritur për shkak të përballjes me “armikët më të egër”, duke iu referuar SHBA-së dhe Koresë së Jugut.
Ai theksoi se ruajtja e “statusit të një shteti me armë bërthamore” është një qëndrim i pandryshueshëm i Koresë së Veriut. Sipas tij, kapaciteti i prodhimit të materialeve bërthamore është më shumë se dyfishuar krahasuar me pesë vjet më parë, megjithëse kjo nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur.
Ekspertët besojnë se Kim kërkon njohje ndërkombëtare si fuqi bërthamore për të kërkuar heqjen e sanksioneve ekonomike të OKB-së. Ata mendojnë se në të ardhmen ai mund të kërkojë bisedime për reduktimin e armëve me SHBA-në në këmbim të lëshimeve politike dhe ekonomike.
Presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur vazhdimisht dëshirën për rifillimin e diplomacisë me Kim Jong Un, por udhëheqësi koreano-verior ka kërkuar që Uashingtoni të heqë dorë nga kushti i çarmatimit bërthamor si parakusht për negociatat.
Që nga dështimi i bisedimeve mes Trump dhe Kim në vitin 2019, Koreja e Veriut ka kryer një seri testesh provokuese armësh dhe ka premtuar vazhdimisht zgjerimin “eksponencial” të arsenalit të saj bërthamor.
Kjo ka bërë që shumë ekspertë të besojnë se Pheniani tashmë mund të disponojë raketa bërthamore të afta të godasin territorin amerikan.
Megjithatë, disa analistë theksojnë se vendi ende nuk ka provuar se zotëron teknologjinë e nevojshme për të siguruar mbijetesën e kokave bërthamore gjatë rikthimit në atmosferë pas lëshimit.
Një zyrtar i lartë i Koresë së Jugut kishte vlerësuar në vitin 2018 se Koreja e Veriut zotëronte midis 20 dhe 60 armë bërthamore, ndërsa disa ekspertë sot mendojnë se arsenali mund të ketë kaluar 100 koka bërthamore.
Në vitin 2023, Koreja e Veriut prezantoi një lloj koke bërthamore taktike për përdorim në fushëbetejë. Disa analistë spekuluan se kjo mund të paraprinte një test të ri bërthamor, por deri tani Pheniani nuk ka kryer një provë të tillë. Nëse do ta bënte, ai do të ishte testi i shtatë bërthamor i vendit dhe i pari që nga shtatori i vitit 2017./Përktheu Piranjat News
Një avokat britanik për të drejtat e njeriut thotë se ish-bashkëshortja e nipit të sundimtarit të Dubait është zh...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe Franca kanë paraqitur një të ashtuquajtur non-paper, përmes ...
Presidenti rus, Vladimir Putin, hodhi sot poshtë paralajmërimet perëndimore se Rusia mund të përbëjë kërcën...
Grupi i armatosur libanez Hezbollah ka hedhur poshtë me forcë kushtet e një armëpushimi të mbështetur nga SHBA-të midis Izr...
Dhoma e Përfaqësuesve miratoi të enjten legjislacionin dypartiak që do t’i ofrojë ndihmë të re Ukrainës dhe do t...
Ky është momenti tronditës kur një avion i Lufthansës u rrëzua në pistën e Aeroportit të Frankfurtit. Pamjet e shp...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka publikuar një letër të hapur drejtuar presidentit rus, Vladimir Putin, në të cil&eum...
Një incident i rëndë ndodhi të enjten pasdite në Kallithea të Greqisë, kur dy persona hynë me forcë në një...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i Presidentit Donald Trump, i cili u shndërrua në kundërshtar, pritet të ve...
Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe po punojnë me Ukrainën për të krijuar një kuadër që mund të hapë rrugën...