Mali i Zi ul përkohësisht akcizën e karburanteve, bie çmimi i naftës dhe benzinës

Qeveria e Malit të Zi ka vendosur të ulë përkohësisht akcizën e karburanteve, me synim zbutjen e ndikimit të krizës globale të naftës dhe shmangien e një vale të re rritjesh të çmimeve për qytetarët.
Sipas vendimit, çmimi i naftës është ulur në 1.65 euro për litër, duke shmangur parashikimin që do ta çonte në 1.81 euro për litër. Ky çmim është gjithashtu 2 cent më i ulët krahasuar me nivelin e mëparshëm. Ndërkohë, çmimi i Eurosuper 98 është caktuar në 1.68 euro për litër, ndërsa Eurosuper 95 do të tregtohet me 1.64 euro për litër.
Vendimi është bazuar në analizat e Ministrisë së Financave dhe synon të mbrojë buxhetet familjare, të zbusë presionin inflacionist dhe të mbështesë bizneset vendase. Sipas autoriteteve malazeze, masa u mor për shkak të luhatjeve në tregun ndërkombëtar të naftës dhe tensioneve gjeopolitike në Lindjen e Mesme.
Qeveria theksoi se ndërhyrje të tilla duhet të bëhen me kujdes, veçanërisht gjatë sezonit turistik, kur konsumi i karburanteve rritet ndjeshëm. Po ashtu, u nënvizua se prioritet mbetet financimi i sektorëve jetikë si shëndetësia, arsimi, pensionet dhe infrastruktura. Autoritetet kanë bërë të ditur se do të vijojnë të monitorojnë situatën dhe nuk përjashtojnë masa të tjera, nëse kushtet fiskale dhe buxhetore e lejojnë.
Lexo edhe
BOTA
I përmendur mbi 2 mijë herë në dosje, gjendet i vdekur rekrutuesi i modës që i siguronte femra Epsteinit

VIDEO/ Tragjedi në liqenin e Komos! Kishte shkuar me pushime me familjen, mbytet një vajzë 9-vjeçare

Trump paralajmëron Iranin: Për çdo sulm në Hormuz, SHBA do godasë objektiva strategjikë në Teheran

Mbi 30 mijë hektarë të djegur, Spanja në betejë me flakët dhe vapën ekstreme

Trump kërkon Gianni Infantinon në krye të OKB-së? New York Post zbulon lëvizjet e dyshimta pas largimit të Guterres

Rreziku më i madh i aviacionit ndodhet në xhepat tuaj!

Sulm i ri me dronë ukrainas në Rusi, goditen depot e Wildberries, një i vrarë dhe disa të plagosur

Zelensky riorganizon drejtimin e ushtrisë pas protestave, emëron gjeneralin 43-vjeçar Drapati në krye të forcave të armatosura





