Masakër në festivalin e ushqimit në Seattle, tre të vdekur dhe disa të plagosur pas të shtënave me armë

Tre persona humbën jetën dhe disa të tjerë mbetën të plagosur pas një sulmi me armë zjarri gjatë festivalit vjetor të ushqimit Bite of Seattle, pranë monumentit të njohur Space Needle në qytetin e Seattle-it, SHBA.
Sipas policisë, të shtënat nisën rreth orës 18:00 me orën lokale, ndërsa festivali ishte i mbushur me vizitorë. Hetimet paraprake tregojnë se dy persona të armatosur qëlluan ndaj njëri-tjetrit mes turmës, duke shkaktuar panik.
Dy viktima u shpallën të vdekura në vendngjarje, ndërsa një person i tretë humbi jetën më vonë në spital. Mes të plagosurve ndodhet edhe një fëmijë 2-vjeçar. Katër të plagosur u transportuan në spital në gjendje të qëndrueshme, ndërsa një person tjetër refuzoi trajtimin mjekësor.
Njëri nga të dyshuarit është arrestuar, ndërsa tjetri mbetet në arrati. Megjithatë, autoritetet kanë deklaruar se aktualisht nuk ka një kërcënim të menjëhershëm për publikun.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë qindra njerëz që vrapojnë për t'u larguar nga zona ose strehohen brenda ndërtesës ikonike të Space Needle. Dëshmitarët e përshkruan skenën si "të tmerrshme" dhe "kaos të pastër".
"Ne ishim pikërisht pranë njërit prej personave që qëllonte kur filluan të shtënat. Filluam të vraponim drejt ndërtesës së Muzeut të Fëmijëve së bashku me turmën", tha për Associated Press dëshmitarja Faith Adia Hunter.
Departamenti i Policisë së Seattle-it bëri të ditur se hetimet vijojnë dhe u bëri thirrje qytetarëve të shmangin zonën e ngjarjes.
Kryetarja e Bashkisë së Seattle-it, Katie Wilson, e cilësoi ngjarjen si "një akt të tmerrshëm dhune", ndërsa falënderoi policinë për reagimin e shpejtë dhe arrestimin e njërit prej të dyshuarve.
Lexo edhe
BOTA
Nafta bie ndjeshëm pas sinjaleve për ulje të tensioneve mes SHBA-së dhe Iranit

“Unë nuk e miratova këtë”, Katy Perry kritikon Shtëpinë e Bardhë për përdorimin e këngës së saj Firework për Iranin

Sulm më thikë në Paris, plagosen 3 persona. Autori i dyshuar ndalohet nga autoritetet

VIDEO/ Pamje rrëqethëse nga zjarret në Spanjë dhe Francë: Kuaj, drerë dhe kafshë të egra luftojnë për t’i shpëtuar flakëve

Debat në Gjermani pas sulmit në Paradën e Krenarisë, kritika drejtësisë, autori ishte dënuar dhe lënë i lirë





