Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit!
BOTA

Mashtrimi i pabesueshëm! 33-vjeçarja u martua me 14 burra njëkohësisht, u mori mbi 100 mijë dollarë dhe i humbi në kazino luksoze

P
Piranjat10 July 2026, 10:47 · 3 min lexim
Mashtrimi i pabesueshëm! 33-vjeçarja u martua me 14 burra

Një 33-vjeçare nga Las Vegasi akuzohet se u martua me 14 burra njëkohësisht, duke i mashtruar për t'u marrë mbi 100 mijë dollarë, para që më pas i shpenzonte në kazino.

Sipas prokurorisë, Jiaying Chen kishte siguruar 14 certifikata martese në qarkun Clark që prej marsit 2019, si pjesë e një skeme mashtrimi për përfitime financiare.

Për shtatë vite ajo përdori një identitet të rremë me emrin "Vicky Liang" dhe u tregonte bashkëshortëve se kishte nevojë urgjente për para për të ndihmuar familjarë të sëmurë në Kinë.

Megjithatë, hetimet zbuluan se paratë nuk shkonin për familjarët, por për lojërat e fatit në kazinonë luksoze Wynn në Las Vegas. Vetëm gjatë vitit të fundit, ajo dyshohet se ka humbur mbi 300 mijë dollarë duke luajtur bixhoz.

Autoritetet thanë se Chen u kërkonte burrave të martoheshin me të vetëm pak muaj pasi njiheshin. Pas martesës, ajo u kërkonte shuma të mëdha parash dhe, sapo i merrte, ndërpriste çdo kontakt me ta.

Një prej viktimave deklaroi se i dha 40 mijë dollarë për një të afërm të sëmurë në Kinë. Një tjetër tha se i dha 23 mijë dollarë, ndërsa menjëherë pas pagesës, ajo i tha se nuk dëshironte më të ishte e martuar me të.

Një burrë i tretë tregoi se u martua me Chen vetëm gjashtë muaj pasi e njohu dhe i dha 20 mijë dollarë për të ndihmuar motrën e saj nga babai. Sipas tij, ata figurojnë ende të martuar.

Hetuesit zbuluan se Chen kishte mashtruar edhe një grua, e cila pretendon se humbi 40 mijë dollarë, pasi 33-vjeçarja përdori çeqe pa mbulim nga llogaria bankare e një ish-bashkëshorti.

Chen ishte arrestuar fillimisht në vitin 2024, por u lirua me kusht dhe arriti t'u shmangej autoriteteve deri këtë vit.

Ajo u arrestua sërish më 4 qershor, pas një operacioni të përbashkët të policisë së Las Vegasit dhe Departamentit Amerikan të Sigurisë Kombëtare. Hetuesit kishin marrë informacion se ajo po planifikonte të takonte një tjetër burrë në një restorant për ta bindur të martohej me të.

Gjatë marrjes në pyetje, Chen u tha hetuesve se "jo të gjithë paguajnë, prandaj jo të gjithë përfundojnë me certifikatë martese". Ajo pranoi gjithashtu se mund të fitonte deri në 20 mijë dollarë nga një martesë dhe se i organizonte martesat fiktive vetëm në Las Vegas, sepse, sipas saj, "atje është shumë e lehtë të martohesh."

33-vjeçarja pritet të pranojë fajësinë për akuzat e bigamisë dhe mashtrimit për përfitime financiare, vepra penale që parashikojnë dënime të rënda./Përktheu Piranjat News

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.