Donacionet, fondet publike dhe akuzat për keqmenaxhim: Çfarë po ndodh në QSUNT?
Në shkurt të këtij viti, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” publikoi në faqen e saj zyrtare një list&e...
Në shkurt të këtij viti, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” publikoi në faqen e saj zyrtare një list&e...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me debatet për “Paket&eum...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë së Piranjat News për të denoncuar djegien e mbetjeve në landfillin e fshatit Ha...
Policia e Korçës po heton ngjarjen e rëndë të ndodhur sot (26 korrik) në Pogradec. Sipas informacioneve dhe banorëve jas...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Gështenjas të Pogradecit, ku një elektrist ka humbur jetën ...
Rritja e numrit të turistëve gjatë sezonit veror është shoqëruar edhe me shqetësime për abuzimet me çmimet n&eu...
Në seancën e së enjtes, në rend dite ishte, mes të tjerash, edhe plotësimi i tre vendeve vakante të Komisionit të Prok...
Boksieri shqiptar, Kristian Prenga, u mposht me nokaut në raundin e dytë nga Antoni Xhoshua, në sfidën që u mbajt në Xhedah t&eu...
Ndarja e re territoriale dhe mundësia e bashkimit të Bashkisë Prrenjas me Librazhdin, kanë nxitur reagimin e qytetarëve, të cil&...
Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 09:10 të mëngjesit të kësaj të diele në aksin kombëtar...
Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-ve, Pam Bondi, mbrojti mënyrën se si Departamenti i drejtësisë i ka trajtuar dosjet e Epstein dhe u përball me një breshëri pyetjesh mbi çështje të tjera gjatë një seance të ashpër që u zhvillua në Kongres të mërkurën.
Bondi deklaroi se Epstein ishte “një përbindësh” dhe se shpreson që bashkëpunëtorja e tij Gislane Maxwell “të vdesë në burg”, por nuk dha përgjigje konkrete për mbulimin e emrave të të përfshirëve. Republikani Thomas Massie deklaroi se dokumente të rëndësishme po mbahen të fshehura sepse përmbajnë emra personash të përfshirë në abuzime, bazuar në dëshmitë e viktimave për FBI-në.
BBC shkruan se dëshmia e saj para Komitetit të Drejtësisë në Dhomën e Përfaqësuesve u shndërrua herë pas here në një përplasje me zë të lartë, me Bondi që në një moment e quajti një demokrat “humbës të konsumuar”, ndërsa pas një shkëmbimi tjetër të nxehtë, një ligjvënës madje u largua nga salla.
Ja disa nga momentet kryesore të seancës katër-orëshe:
1- Viktimat e Epstein dëgjojnë Bondin që mbron redaktimet
Seanca pasoi publikimin nga departamenti i drejtësisë më herët këtë vit të miliona dosjeve shtesë nga hetimet mbi abuzuesin seksual të dënuar Jeffrey Epstein.
Disa nga viktimat e Epstein-it ishin të pranishme, dhe si ligjvënësit ashtu edhe Bondi i referoheshin shpesh atyre.
Në deklaratën hapëse, Bondi e quajti Epstein-in një “përbindësh” dhe u kërkoi falje viktimave për abuzimet që kishin pësuar.
Por ligjvënësit e kritikuan ashpër për mënyrën se si departamenti kishte trajtuar publikimin e dosjeve, duke thënë se nuk ishin mbrojtur siç duhet emrat e viktimave.
Pramila Jayapal, përfaqësuese demokrate, tha se në disa raste ishin publikuar “imazhe nudo” të të mbijetuarve, disa prej të cilëve kishin pasur identitetin e mbrojtur “për dekada”.
Jayapal i kërkoi viktimave në sallë të ngriheshin në këmbë nëse nuk kishin pasur mundësi të takoheshin me departamentin e drejtësisë, dhe të gjithë u ngritën.
Ajo i kërkoi Bondit të kërkonte falje për trajtimin e redaktimeve, por Bondi reagoi duke e quajtur pyetjen “teatër” dhe shtoi: “Nuk do të futem në baltë me këtë grua.”
2- Republikanët bashkohen në kritikat për dosjet e Epstein
Seanca u tensionua edhe për emrat e fshirë nga dosjet.
Një grup bipartizan ligjvënësish akuzoi departamentin se kishte hequr padrejtësisht emra personash që nuk ishin të mbrojtur.
Pas shqyrtimit të versioneve pa redaktim, departamenti ka rikthyer disa emra në dokumente.
Republikani Thomas Massie e pyeti Bondin se kush ishte përgjegjës për redaktimet dhe nëse dikush do të mbahej përgjegjës për “dështimin”. Ai tha se kjo çështje ishte “më e madhe se Watergate”.
Bondi e quajti këtë “shaka politike”.
Drejtori i FBI-së, Kash Patel, tha se nuk kishte prova që Epstein kishte trafikuar gra te miliarderi Les Wexner.
3- Ligjvënësi ngre pyetje për Andrew Mountbatten-Windsor
Demokrati Ted Lieu përmendi Andrew Mountbatten-Windsor, i cili po përballet me presion për të dëshmuar në SHBA.
Ish-princi Andrew ka mohuar çdo faj dhe në vitin 2022 arriti një marrëveshje jashtë gjykate me Virginia Giuffre pa pranuar përgjegjësi.
Lieu shfaqi një foto nga dosjet e Epstein ku Andrew shihej në një pozicion komprometues, por pa kontekst të qartë.
Ai pyeti pse këto foto nuk ishin përdorur për ndjekje penale. Bondi iu përgjigj se pyetjet duhej t’i drejtoheshin ish-Prokurorit të Përgjithshëm Merrick Garland.
4- Demokratët kërkojnë hetim për Minneapolis
Përveç dosjeve të Epstein-it, Bondi u pyet edhe për vrasjen me armë nga agjentët federalë të dy personave në Minneapolis, që shkaktuan protesta kombëtare.
Demokrati Steve Cohen e quajti ngjarjen “ekzekutim” dhe tha se departamenti nuk kishte hetuar siç duhej.
Bondi mbrojti veprimet e qeverisë federale, duke thënë se protestuesit dhe agjentët ishin nxitur nga politikanë që kishin penguar zbatimin e ligjit.
Republikanë të tjerë e mbështetën, përfshirë kryetarin e komitetit Jim Jordan, i cili lavdëroi zbatimin e politikave të Trump për emigracionin ilegal.
Prezervativët e vënë në dispozicion të atletëve olimpikë, madje të markuar me pesë rrathët, konsiderohet me nj...
Rusia ka urdhëruar bllokimin e WhatsApp, ndërsa Kremlini vazhdon të shtrëngojë kufizimet në aplikacionet e mesazheve. WhatsApp, n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka përmbysur një vendim të rëndësishëm shkencor të epokës së Obamës, ...
Pamje të publikuara së fundmi tregojnë se Jeffrey Epstein kishte një kamerë të fshehtë që e regjistronte atë me vaj...
Rasti i dy foshnjave të vdekura të gjetura në një frigorifer në një shtëpi në komunën Aiguilles-et-Liomont në ...
Një adoleshent vrasës është demaskuar pasi vrau me thikë një djalë 12-vjeçar të pafajshëm, ndërsa shkon...
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, zbuloi në një raport të publikuar dje, se në vitin 2025 pati pesë a...
Donald Trump është shfaqur përsëri i hapur ndaj mundësisë së një marrëveshjeje me Iranin , por ...
Është konfirmuar organizimi i edicionit të dytë të turneut memorial “Lorenzo Çela”, një aktivitet sportiv n&eum...
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka zgjedhur vajzën e tij si trashëgimtare, tregon agjencia e spiunazhit e Koresë ...