Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
BOTA

Mbetën të bllokuar në det për më shumë se 24 orë, shpëtohen pese persona në Indonezi

P
Piranjat19 July 2026, 11:44 · 1 min lexim
Mbetën të bllokuar në det për më shumë se 24

Pesë persona, mes tyre edhe një vajzë 7-vjeçare, janë shpëtuar pasi kaluan më shumë se 24 orë në det, pas mbytjes së një anijeje pranë ishullit Sulawesi në Indonezi. Anija, e cila transportonte 70 pasagjerë, u fundos duke shkaktuar të paktën një viktimë, ndërsa dhjetëra persona rezultojnë ende të zhdukur dhe kërkimet për ta vijojnë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se të mbijetuarit u thanë ekipeve të shpëtimit se ishin me grupin e njerëzve, gjurmët e të cilëve ishin humbur, përpara se të ndaheshin prej tyre nga erërat e forta.

"Pasi anija u fundos, ata mbijetuan duke përdorur çdo pajisje të disponueshme ose mjete të improvizuara për të lundruar",tha Muhammad Arif Anwar, kreu lokal i operacioneve të kërkim-shpëtimit.

Shkaku i fundosjes ishte një defekt në motorin e anijes. Varka po lundronte pranë Selayar, një ishull i vogël në jug të Sulawesit. Aksidentet detare janë të zakonshme në Indonezi, një vend i Azisë Juglindore me rreth 17,000 ishuj, kryesisht për shkak të mungesës së masave të rrepta të sigurisë dhe kushteve të këqija të motit. Tre turistë spanjollë vdiqën në fund të dhjetorit kur varka e tyre u mbyt në brigjet lindore të Indonezisë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.