Bylykbashi akuzon SPAK-un: Heshti për dhunën ndaj protestuesve, po mban në këmbë qeverinë
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, akuzoi SPAK-un se po mban në pushtet mazhorancën. Në komisionin e ligjeve Bylykbashi theks...
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, akuzoi SPAK-un se po mban në pushtet mazhorancën. Në komisionin e ligjeve Bylykbashi theks...
Policia e Tiranës ka vendosur gjoba ndaj 16 protestuesve që bllokuan qarkullimin e automjeteve gjatë tubimit të zhvilluar një ditë...
Studentët në protestën e 22 kanë vendosur disa fotografi të dhunës policore ndaj të rinjve gjatë protestës, në...
Studentët vijojnë protestën e tyre, ndërsa përmes pankartave kanë përcjellë mesazhe të forta kundër akuzave p...
Një alarm kritik për sigurinë ushqimore ka vënë në lëvizje Autoritetin Kombëtar të Ushqimit. Pas sinjalizimit emer...
Futbolli spanjoll është në zi pas lajmit tragjik për ndarjen nga jeta të sulmuesit të Tenerifes, Jesús de Miguel Alameda. K...
Erion Veliaj ka refuzuar që të marrë pjesë ne seancën e sotme. Veliaj përfaqësohet nga avokati Plarent Ndreca. Kryebashkiaku ...
Shqipëria nuk ka arritur të përfitojë në kohë fondet e parashikuara nga Plani i Rritjes i Bashkimit Europian, për shkak t&eu...
Një pikë karburanti është grabitur në orët e para të mëngjesit në qytetin e Klosit, në Mat. Sipas të dh&...
Pas krimit, i riu është larguar nga banesa, ndërsa më vonë është paraqitur vetë në kazermën e karabinierë...

Greqia dhe Izraeli kanë hedhur firmat përfundimtare për krijimin e “Kupolës Helenike”, një prej projekteve më ambicioze të mbrojtjes ajrore të Athinës, me vlerë mbi 3 miliardë euro.
Pas gati tre vitesh negociatash, diskutimesh teknike dhe miratimesh institucionale, marrëveshja ndërqeveritare ka hyrë zyrtarisht në fazën e zbatimit.
Kontratat u nënshkruan në Tel Aviv nga përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Armatimeve dhe Investimeve të Mbrojtjes të Ministrisë greke të Mbrojtjes dhe strukturave përkatëse izraelite të bashkëpunimit dhe zhvillimit të teknologjive të mbrojtjes.
Në kuadër të marrëveshjes, kompanitë izraelite IAI, Rafael dhe ELTA Systems pritet të nisin projektet përkatëse.
Programi “Mburoja e Akilit” synon të ndryshojë mënyrën se si Greqia organizon mbrojtjen e hapësirës së saj ajrore. Në vend të sistemeve të veçuara, Athina synon të krijojë një arkitekturë të integruar ku radarët, sensorët, sistemet e mbrojtjes dhe qendrat e komandës të funksionojnë si një rrjet i vetëm.
Një investim prej mbi 3 miliardë eurosh
Programi ka një vlerë prej më shumë se 3 miliardë eurosh, ndërsa rreth 25 për qind e tij është parashikuar të ketë pjesëmarrje greke.
Kjo nënkupton se një pjesë e konsiderueshme e investimit do të kthehet në ekonominë greke përmes prodhimit, bashkëpunimit industrial, transferimit të teknologjisë dhe zhvillimit të kapaciteteve vendase të industrisë së mbrojtjes.
Në projekt pritet të përfshihen kompani greke si EAS, EAB, Metlen, Miltech, Scytalys, Akmon, Salamina Shipyards dhe GEK TERNA.
Ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, e ka cilësuar projektin si pjesë qendrore të reformës “Agenda 2030” për Forcat e Armatosura.
Sipas tij, zhvillimi i teknologjisë ushtarake, raketat balistike, sistemet pa pilot, kërcënimet kibernetike dhe format hibride të luftës kanë ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si duhet të konceptohet mbrojtja moderne.
Çfarë do të përfshijë “Kupola Helenike”?
“Mburoja e Akilit” nuk do të jetë një sistem i vetëm, por një kombinim i disa teknologjive të mbrojtjes.
Në arkitekturën e saj parashikohet përfshirja e BARAK MX të IAI-t, me interceptorë të niveleve të ndryshme, radarëve EL/M-2084 të ELTA Systems dhe sistemeve SPYDER të Rafael.
Në shtresën e mbrojtjes kundër kërcënimeve balistike parashikohet gjithashtu përdorimi i David’s Sling, ndërsa një sistem i unifikuar komandimi dhe kontrolli do të lidhë të gjitha elementet në një rrjet të vetëm.
Qëllimi është që sistemi të jetë në gjendje të zbulojë, analizojë dhe prioritizojë kërcënimet, duke zgjedhur automatikisht mjetin më të përshtatshëm për reagim.
Për Athinën, projekti nuk lidhet vetëm me forcimin e mbrojtjes ajrore. Ai shihet gjithashtu si një mundësi për të rritur kapacitetet e industrisë greke të mbrojtjes dhe për të krijuar një bazë më të avancuar teknologjike brenda vendit.
Me nënshkrimin e marrëveshjes, “Mburoja e Akilit” kalon nga faza e negociatave në atë të zbatimit, ndërsa Greqia synon që sistemi i ri i mbrojtjes ajrore të jetë plotësisht funksional brenda afatit të përcaktuar nga programi./PROTOTHEMA
Giorgia Meloni është pranë thyerjes së rekordit për qeverinë më jetëgjatë në Itali që nga Lufta e Dyt&e...
Një javë para zgjedhjeve në krahinën Sachsen-Anhalt në Gjermaninë Lindore, organizata e rinisë së partisë kryesis...
Për pjesën më të madhe të luftës në Afganistan, e vetmja gjë më e vështirë për Shtetet e Bashkuara...
Personazhet e njohura në TikTok dhe Instagram në Meksikë po përfshihen gjithnjë e më shumë në konfliktin mes karteleve...
Përplasja ushtarake mes SHBA-së dhe Iranit është rikthyer në Ngushticën e Hormuzit. Forcat amerikane kanë goditur dy raketa...
Google ka përditësuar aplikacionin e tij Maps duke ndryshuar emrin e Liqenit Ontario në “Liqeni i Amerikës” , në për...
Është shtyrë shpallja e vendimit në gjyqin e parë masiv në El Salvador kundër anëtarëve të dyshuar të b...
Një atentat me armë zjarri ka tronditur zonën e Pimonte, në provincën e Napolit, duke rikthyer në vëmendje konfliktet e vje...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha në një fjalim gjatë fushatës zgjedhore se "ekzistenca e shtetit të Izrael...
Marrëveshja për zhvillimin e "Mburojës së Akilit" , sistemit të ri shumënivelësh të mbrojtjes ajrore t&...