
Një 39-vjeçar është arrestuar në Austri nën dyshimin se ka tentuar të shantazhojë prodhuesin gjerman të ushqimit për fëmijë HiPP, duke kërcënuar me kontaminimin e produkteve të tij me helm për minjtë.
Sipas Zyrës së Prokurorit Publik në Eisenstadt, i dyshuari është arrestuar dhe po merret në pyetje, ndërsa identiteti i tij nuk është bërë publik për shkak të hetimeve në vijim. Mediat austriake raportojnë se arrestimi është kryer në rajonin Burgenland.
Hetimet lidhen me një përpjekje të dyshuar për të zhvatur rreth 2 milionë euro nga kompania. Sipas raportimeve të Die Presse, një email kërcënues i ishte dërguar kompanisë në mars, duke kërkuar pagesën brenda gjashtë ditëve, por ai ishte vënë re vetëm dy javë më vonë pasi ishte dërguar në një adresë grupi që monitorohej rrallë.
Autoritetet dyshojnë se i arrestuari është i përfshirë në kontaminimin e qëllimshëm të disa kavanozëve me ushqim për foshnje. Muajin e kaluar, pesë produkte të manipuluara u zbuluan në Austri, Republika Çeke dhe Sllovaki përpara se të arrinin tek konsumatorët, duke detyruar HiPP të tërhiqte produktet nga tregu në Austri.
Një nga kavanozët e analizuar, i etiketuar “karrota me patate”, rezultoi të përmbante 15 mikrogramë helm për minjtë. Produkti ishte blerë në një supermarket Spar në qytetin Eisenstadt. Autoritetet nuk kanë bërë ende publike llojin e saktë të substancës së përdorur.
Ndërkohë, hetimet janë shtrirë edhe në Gjermani, pasi produktet janë prodhuar atje. Kompania ka sqaruar se prodhimi në Gjermani nuk është prekur nga incidenti.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
4 May08:21
Witkoff e konfirmon për mediat: SHBA-të janë në bisedime me Iranin
I dërguari special amerikan, Steve Witkoff, deklaroi se Shtetet e Bashkuara janë aktualisht “në bisedë” me Iran, duke sinjaliz...
BOTA
4 May08:15
Sekretari amerikan i Shtetit më 7 maj vizitë zyrtare në Vatikan, Rubio do të takohet me Papa Leonin XIV
Papa Leoni XIV javën e ardhshme do të presë në Vatikan sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio..
Sipas agjencisë italiane t...
BOTA
4 May08:02
Dy turistë humbin jetën dhe një britanik në gjendje të rëndë në Afrikën e Jugut, dyshohet hantavirus
Një turist britanik po trajtohet në gjendje të rëndë në një spital në Afrikën e Jugut, pas dyshimeve për inf...
BOTA
4 May07:54
Rudy Giuliani në gjendje kritike në spital, reagon Trump: Luftëtar i vërtetë!
Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, Rudy Giuliani, ndodhet në spital në një gjendje “të qëndrueshme, por kritike”, sipas nj&eum...
BOTA
4 May07:50
Të shtëna me armë zjarri gjatë një feste në Oklahoma City, raportohet për 10 persona të plagosur
Të paktën dhjetë persona janë transportuar në spital pas një incidenti me armë zjarri që ndodhi gjatë një fest...
BOTA
4 May07:36
Trump: SHBA do të shoqërojë anijet e bllokuara në Ngushticën e Hormuzit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se Uashingtoni do të ndihmojë në shoqërimin e anijeve të bllokuara ...
BOTA
3 May23:45
Analiza e DW: Pse rruga detare veriore e rusisë përbën një rrezik për tregtinë globale
Lufta e Iranit dhe bllokada që pasoi e Ngushticës së Hormuzit i kanë përqendruar vëmendjen te transporti detar nd&e...
BOTA
3 May23:40
VIDEO/ Polici transportohet me helikopter bashkë me krokodilin. Zbulimi tragjik në stomakun e zvarranikut
Një video tregon një oficer policie të Afrikës së Jugut që transportohet me helikopter përgjatë lumit Komati në pro...
BOTA
3 May22:57
Nënë, babai dhe djali gjenden të vrarë në shtëpi, arrestohet djali tjetër i çiftit
Tre anëtarë të së njëjtës familje janë gjetur të vdekur në banesën e tyre me plagë të shkaktuara nga...