Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen
BOTA

Mediat paralajmëruan largimin e tij/ Zelensky shkarkon ministrin e Mbrojtjes

P
Piranjat16 July 2026, 11:24 · 2 min lexim
Mediat paralajmëruan largimin e tij/ Zelensky shkarkon ministrin e

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shkarkoi Mykhailo Fedorovin nga posti i ministrit të Mbrojtjes, pas një takimi me udhëheqjen ushtarake.

Shkarkimi i udhëheqësit të sektorit të mbrojtjes është në kuadër të një riorganizimi të kabinetit qeveritar, në të cilin edhe Yulia Svyrydenko u largua nga posti i kryeministres të Ukrainës.

Fedorovi, një burokrat i ri dhe i njohur për aftësitë e tij në teknologji, i cili ka udhëhequr përpjekjet për transformimin digjital në administratën shtetërore dhe ka promovuar inovacionin në përdorimin e dronëve si një armë të rëndësishme në luftë, konfirmoi më 15 korrik se ishte liruar nga detyra.

Në gjashtë muajt sa ishte ministër, Ukraina shënoi përmirësime në pozicionin e saj në fushëbetejë, duke goditur vazhdimisht rafineritë ruse të naftës, duke shkaktuar mungesa të karburanteve në Rusi dhe duke e turpëruar presidentin rus, Vladimir Putin.

“Ishte një nder i madh t’i shërbeja popullit ukrainas si ministër i Mbrojtjes”, shkroi ai në një postim në rrjetet sociale.

Zelensky nuk ka komentuar publikisht për këtë vendim.

Fedorovi përmendi disa nga arritjet gjatë kohës sa e drejtoi Ministrinë e Mbrojtjes, përfshirë bllokimin e qasjes së trupave ruse në satelitët e Starlink-ut, gjë që sipas tij, “ua reduktoi ndjeshëm aftësinë për të zhvilluar një luftë efektive me dronë”.

Ai shtoi se do të vazhdojë të punojë për “ta mposhtur armikun përmes veprimit asimetrik, shpejtësisë së inovacionit dhe forcës organizative”. Federov nuk dha detaje të tjera.

Mediat ukrainase kishin spekuluar se Fedorovi mund të shkarkohej, pasi thuhej se ishte në një “konflikt sistematik” me anëtarë të tjerë të kabinetit, të përfshirë në vendimmarrjen për shpenzimet në fushën e mbrojtjes.
Zelensky njoftoi më 12 korrik se po fillonte riorganizimin e Qeverisë, duke thënë se ndryshimet janë të nevojshme për zbatimin e një strategjie të përditësuar politike./REL

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.