BOTA

Medvedev kërcënon Perëndimin pas provës së raketës ndërkontinentale Sarmat

Piranjat News Përditësimi i fundit 13 May 2026, 10:53

Medvedev kërcënon Perëndimin pas provës së raketës

Me një ton kërcënues ndaj Perëndimit, Dmitry Medvedev komentoi në taktikën e tij të zakonshme mbi testimin e sistemit të ri të raketave Sarmat nga Rusia.

Medvedev, në një postim në versionin anglisht të llogarisë së tij X, përgëzoi "miqtë" perëndimorë të vendit për provën e suksesshme, siç e përshkroi ai, të raketës balistike ndërkontinentale, duke shtuar se ky zhvillim i sjell ata "shumë më afër" me vendin e tij!

"Urime të gjithë "miqve" të Rusisë në Perëndim për provën e suksesshme të sistemit strategjik të raketave "Sarmat". Tani jemi të gjithë shumë më afër!" shkroi ai në mënyrë karakteristike. 

Testi i suksesshëm i raketës u njoftua dje nga vetë Vladimir Putin. Rusia kishte provuar disa herë të kryente teste të ngjashme vitet e kaluara, të cilat kishin dështuar, duke shkaktuar vonesa në zhvillimin e saj.

Sipas pamjeve të publikuara nga Kremlini të martën, Putin u informua për provën nëpërmjet videokonferencës nga komandanti i Forcave Strategjike të Raketave të Rusisë, Sergei Karakayev.

Ky i fundit tha se lançimi konfirmoi besueshmërinë e dizajnit dhe karakteristikave teknologjike të sistemit. "Lëshimi ishte i suksesshëm", i tha Karakayev presidentit rus. 

Putin përsëriti se Sarmat është "sistemi më i fuqishëm i raketave në botë", duke pretenduar se ka një rreze veprimi prej më shumë se 35,000 kilometrash. Përveç kësaj, fuqia totale e kokës bërthamore që Sarmat mund të mbajë është katër herë më e madhe se sisteme të ngjashme, ndërsa shpejtësia e tij mund të kalojë Mach 10, duke mbuluar një distancë prej 12,000 kilometrash në orë. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska kishte informuar Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera përpara testit.

Raketa Sarmat ishte projektuar për të zëvendësuar raketat e vjetra sovjetike Voevoda, të njohura nga NATO si "Satana.

Megjithatë, programi është zhvilluar në një nga projektet më problematike të armëve strategjike të Rusisë.

Kremlini fillimisht kishte thënë se raketa do të hynte në shërbim operativ në vitin 2020, por orari është shtyrë vazhdimisht për shkak të problemeve teknike. Pavarësisht vonesave, Putin dhe zyrtarë të tjerë rusë kanë këmbëngulur për vite me radhë se sistemi ishte afër gatishmërisë së plotë operative.

Rusia njoftoi për herë të parë një provë të suksesshme të Sarmat menjëherë pas fillimit të një pushtimi në shkallë të plotë të Ukrainës në vitin 2022. Në atë kohë, Putin tha se arma e re do të forconte aftësinë parandaluese bërthamore të vendit dhe do t'i bënte kundërshtarët e Rusisë "të mendoheshin dy herë". 

Në fillim të vitit 2024, presidenti rus pretendoi se raketat e para të prodhuara në seri Sarmat ishin dorëzuar tashmë në forcat e armatosura ruse. Megjithatë, në tetor 2025, ai pranoi publikisht se sistemi nuk kishte hyrë ende në shërbim të rregullt operativ.

Disa teste të mëparshme kishin dështuar. Në shtator 2024, një raketë Sarmat shpërtheu brenda një silo lëshimi gjatë testimit në Kozmodromin Plesetsk. Përveç kësaj, një tjetër provë në nëntor 2025 thuhet se përfundoi gjithashtu me dështim, kur raketa qëndroi në ajër për rreth një minutë para se të rrëzohej.

Testi i ri u zhvillua disa ditë pas arrestimit të Alexander Gavrilov, kreu i industrisë së mbrojtjes Krasmash, e cila prodhon raketat Sarmat. Autoritetet ruse e akuzojnë atë për përvetësim. /Piranjat News

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?