Megaoperacion në Itali! Sekuestrohet 770 kg kokainë ekstra e pastër me vlerë 250 mln euro. Ishin fshehur në…

Autoritetet italiane kanë goditur një tjetër rast të madh të trafikut ndërkombëtar të drogës, duke sekuestruar 770 kilogramë kokainë “ekstra të pastër” në portin e Vado Ligure, në veriperëndim të Italisë.
Operacioni u krye nga Policia Financiare italiane (Guardia di Finanza) në bashkëpunim me autoritetet doganore. Sipas njoftimit zyrtar, sasia e madhe e kokainës ishte fshehur me kujdes brenda një kontejneri frigoriferik, mes dhjetëra paletave me banane.
Kontejneri kishte mbërritur nga një prej porteve kryesore të Ekuadorit, ndërsa kontrollet e autoriteteve zbuluan ngarkesën e paligjshme.
Sipas vlerësimeve të policisë italiane, droga e sekuestruar do të kishte një vlerë prej rreth 250 milionë eurosh në tregun e zi.
Autoritetet e kanë cilësuar operacionin si një nga goditjet më të rëndësishme kundër trafikut të drogës në portin e Vado Ligure gjatë viteve të fundit.
Ky është operacioni i dytë i madh brenda pak javësh në të njëjtin port. Më pak se tre javë më parë, forcat e rendit sekuestruan edhe 340 kilogramë kokainë, me një vlerë të përllogaritur prej rreth 120 milionë eurosh në tregun e paligjshëm.
Hetimet vijojnë për të zbuluar rrjetin kriminal pas transportit të drogës dhe destinacionin final të ngarkesës.
Lexo edhe
BOTA
Nga Hormuzi në Detin e Kuq dhe të Zi! “Trekëndëshi i Djallit” që kërcënon ekonominë globale

Thellohet bilanci/ Rritet në 5,278 numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë

Burgim i përjetshëm për ‘El Mayo’! Bosi i Kartelit të Sinaloas kërkon falje në gjykatë: Brezat e rinj të mos ndjekin rrugën time...

Irani pretendon se ka sulmuar infrastrukturën e Amazon në Bahrein

Historia e pabesueshme e supermodelit që besoi se ishte alien! Sekti që i mori 20 vite jetë dhe mbi 4 milionë dollarë





