Meloni e tha dhe e bëri: Italia pezullon Marrëveshjen e Shengenit me Spanjën

Qeveria italiane njoftoi të premten se po pezullonte regjimin e lëvizjes së lirë me Spanjën, siç parashikohet nga Traktati i Shengenit, për shkak të krizës në Ceuta, pas hyrjes së dhjetëra mijëra marokenëve.
Që nga dita e enjte, dita e parë e krizës, Italia kishte kritikuar në nivelin më të lartë lëvizjet e Spanjës, përmes Ministrit të Jashtëm Antonio Tajani dhe Kryeministres Giorgia Meloni, duke paralajmëruar për pezullimin e zbatimit të Shengenit.
"Italia nuk do të qëndrojë duarkryq", theksoi kryeministrja, duke i përshkruar pamjet nga Ceuta si "tronditëse". Ndërkohë, kreu i diplomacisë italiane shkroi në një postim se "pamjet që vijnë nga Ceuta tregojnë se vendimi i qeverisë së Madridit për t'u dhënë shtetësi spanjolle, dhe rrjedhimisht shtetësi evropiane, mbi 500 mijë emigrantëve të parregullt është thellësisht i gabuar dhe inkurajon trafikimin e qenieve njerëzore".
Për të njëjtën çështje, kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi në një postim se "nuk do të lejojmë askënd të hyjë në BE pa respektuar rregullat tona", ndërsa theksoi se "kalimet e rrezikshme duhet të ndalen menjëherë dhe rrjetet e kontrabandës duhet të çmontohen".
Në të njëjtën kohë, Franca dhe Gjermania premtuan se do ta ndihmonin Spanjën, nëse ajo do ta kërkonte. Nga ana tjetër, Danimarka, përmes kryeministres Mette Frederiksen, vlerësoi se Bashkimi Evropian duhet të marrë në konsideratë pezullimin e rregullave të Traktatit të Shengenit pas ngjarjeve në Ceuta.
Në anën tjetër të Atlantikut, Donald Trump zgjodhi ta përdorte situatën në Ceuta për të sulmuar demokratët, duke deklaruar se duhet ta kujtojmë këtë pamje, sepse "kështu do të jemi pas tre vitesh, nëse fiton partia e gabuar".
Ndërkohë, autoritetet spanjolle raportuan se të paktën 57 persona humbën jetën duke u përpjekur të arrinin në Ceuta, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të ketë pasur edhe më shumë viktima në anën marokene.
Disa prej tyre u mbytën, ndërsa të tjerë humbën jetën pasi u shkelën gjatë përpjekjes për t'u ngjitur në dallgëthyesin ku ndodhet gardhi kufitar. /PiranjatNews/
Lexo edhe
BOTA
Më shumë se gjysma e migrantëve kthehen në Marok pas kalimit masiv të kufirit drejt Ceutës

Tërmeti i fortë godet Napolin, panik në qytet dhe ndërprerje të energjisë

Ndihmoi autoritetet kosovare për zbulimin e varrit masiv në Zubin Potok, Beogradi arreston serbin për spiunazh!

Mesdheu po ndryshon përgjithmonë! Shkencëtarët japin alarmin: Speciet pushtuese po zhdukin peshqit vendas! Ja shkaku

Kriza e migracionit në Ceuta! "Sanchez, kopil, jep dorëheqjen" - Pritje "e ngrohtë" për Kryeministrin spanjoll





