Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë automjete elektrike dhe 2,6 milionë mjete të huaja
Mbi 10 mijë automjete elektrike që qarkullojnë në Shqipëri pritet të përfshihen në skemën e re të taksimit. P...
Mbi 10 mijë automjete elektrike që qarkullojnë në Shqipëri pritet të përfshihen në skemën e re të taksimit. P...
Dashi Dite shume e qëndrueshme do jete kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Planetët do i keni gjithë koh&e...
Plarent Ndreca, avokat i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar në emisionin “Opinion” se kryeministri Edi Rama e ka te...
Vrau shqiptarin dhe e fshehu trupin në pus, 29-vjeçari italian: Jam penduar, nuk doja ta vrisja “Jam penduar, nuk doja ta vrisja. Gjithç...
Partia Demokratike ka kërkuar hetim urgjent për shantazhin mafioz të Edi Ramës ndaj Erion Veliajt, duke deklarua se ky i fundit ësht&eu...
Letra e publikuar sot nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me vizitën e ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu në burgun ...
Kryeministri Edi Rama është përballur me pyetje të drejtpërdrejta për korrupsionin në radhët e zyrtarëve të ti...
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka propozuar rritje të numrit të gjyqtarëve në vend për të ndihmuar në uljen e stoku...
Tre personat e arrestuar për shpërthimin tragjik në zonën e Plakës, në Athinë, janë lënë në burg të ...
Guardia Civil po heton origjinën e një ngarkese të madhe kokaine, e zbuluar gjatë kësaj fundjave në dy magazina në zonën...

Një ditë para përurimit të një memoriali kushtuar Luftës së Dytë Botërore në qytetin siberian të Kabarovskut, më 4 shtator, Konsullata e Përgjithshme e Japonisë kërkoi urgjentisht që monumenti të ndryshohej.
Monumenti 15 metra i lartë, i cili përkujton fitoren sovjetike ndaj Japonisë, paraqet shkatërrimin e një shtylle kufitare prej graniti nga goditja e kondakut të pushkës së një ushtari sovjetik. Në pjesën e thyer të shtyllës është vendosur një stemë e çarë perandorake e Japonisë.
Emblema në formën e lules së krizantemës u përdor gjatë Luftës së Dytë Botërore nga forcat japoneze aleate të Gjermanisë naziste, por ajo mbetet de facto simbol i Japonisë, në mungesë të një steme zyrtare shtetërore. Sot, simboli i lules me 16 petale përdoret nga perandori japonez dhe figuron në pasaportat e vendit.
Një detaj i monumentit gjatë përurimit më 4 shtator, ku shihet simboli i thyer japonez.
Përgjigjja ndaj kërkesës së Japonisë për heqjen e simbolit para përurimit të monumentit ishte e shpejtë dhe e prerë.
“Për mendimin tim, kjo kërkesë është jashtëzakonisht e papërshtatshme”, tha po atë ditë Nikolai Ovsienko, një figurë e lartë e Shoqatës Historike Ushtarake të Rusisë. “Krizantema nuk është vetëm simbol i familjes perandorake të Japonisë, por edhe simbol i militarizmit përgjegjës për krime të tmerrshme”, tha ai.
Shoqata historike e krijoi monumentin së bashku me qeverinë rajonale të Kabarovskut.
Një grua mban një pasaportë me stemën perandorake të Japonisë.
Pas përurimit të monumentit më 4 shtator, Ministria e Jashtme e Japonisë lëshoi një deklaratë jashtëzakonisht të drejtpërdrejtë, në të cilën kërkoi heqjen e të gjithë monumentit, duke e cilësuar atë “jashtëzakonisht për të ardhur keq”.
Kryeministrja japoneze, Sanae Takaichi, është zotuar se do të “vazhdojë të kërkojë fuqimisht heqjen e tij”.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, i përqeshi thirrjet e Japonisë për heqjen e monumentit.
“E vetmja gjë që mbetet është të kërkohet që era të ndalojë së fryri dhe dielli të ndalojë së ndriçuari”, tha ajo duke iu përgjigjur kërkesës.
“Toka jonë u mbrojt nga paraardhësit tanë; historia jonë bazohet në fakte; kujtesa jonë është përjetësuar në këtë monument”, shtoi ajo.
Anija luftarake japoneze Mizuho, e fotografuar me stemën perandorake në pjesën e përparme, në vitin 1939.
Në Japoni, përurimi i monumentit është parë si një mesazh i qëllimshëm ndaj Tokios, që vjen vetëm disa javë pasi presidenti rus, Vladimir Putin, i vizitoi Ishujt Kuril në gusht. Në Japoni, këta ishuj njihen si Territoret Veriore, por ata u pushtuan nga Bashkimi Sovjetik në ditët e fundit të Luftës së Dytë Botërore.
Vizita e Putinit në këta ishuj në gusht ishte e para e një lideri rus dhe shkaktoi një reagim të zemëruar nga Tokio. Marrëdhëniet mes dy vendeve u përkeqësuan ndjeshëm pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022.
Për shkak të mosmarrëveshjes mbi pronësinë e Ishujve Kuril, Moska dhe Tokio nuk kanë nënshkruar kurrë ndonjë traktat formal paqeje për t'i dhënë fund armiqësive të Luftës së Dytë Botërore.
Faqet jugore dhe veriore të një shënjuesi kufitar që ndante ishullin e Sakhalinit midis Japonisë dhe Rusisë nga viti 1905. Japonia pushtoi të gjithë ishullin në vitin 1920.
Shtylla kufitare e paraqitur në monumentin e Kabarovskut bazohet në shënuesit kufitarë prej graniti që ndanin ishullin Sahalin, në Lindjen e Largët të Rusisë së sotme, mes kontrollit japonez dhe atij rus.
Ishulli u nda mes Moskës dhe Tokios si pjesë e një traktati paqeje pas luftës së viteve 1904–1905 mes dy vendeve./Rel
Finlanda ka përuruar një gardh rreth 200 kilometra të gjatë, të ndërtuar në segmente përgjatë kufirit me Rusin&eu...
Rezultati i zgjedhjeve në shtetin gjerman të Saksonisë-Anhalt, ku AfD-ja e ekstremit të djathtë doli forcë e parë, megjith&eu...
Forcat speciale amerikane kaluan katër muaj duke kryer një mision sekret pastrimi nga minat në Ngushticën e Hormuzit në një pë...
Ukraina ka zhvilluar një sistem të ri për rrëzimin e dronëve-raketa ruse “Banderol”, duke synuar një problem gjithnj&e...
Si aktivistë të sprovuar, që mbanin flamuj dhe brohorisnin slogane, rreth tridhjetë robotë protestuan sot para Ministrisë Polake t...
Të paktën 11 persona kanë humbur jetën dhe gjashtë të tjerë janë plagosur pasi një ortek goditi një grup alpin...
Finlanda përuroi një gardh rreth 200 kilometra të gjatë, të ndërtuar në segmente përgjatë kufirit me Rusinë. A...
Rikthimi i Princit Harry dhe Meghan Markle në Britani ka ngritur pikëpyetje rreth statusit të tyre dhe rolit që mund të kenë n&eum...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pritet të zhvillojë gjatë muajit tetor vizitën e saj vjetore në Ballkanin Per&...
Përplasja diplomatike mes Rusisë dhe Gjermanisë po hyn në një fazë të re. Moska ka vendosur të mbyllë Konsullat&eum...