Çmendet pushuesja në Ulqin, shtypi me makinë qentë duke i lënë të ngordhur në rrugë dhe u largua nga apartamenti pa bërë pagesën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Ulqin, në zonën e quajtur Plazhi i Madh, ku një turiste nga Maqedonia e Veriut dyshohet se ka shtypur dy qen me makinë, duke i lënë të ngordhur në vend.
Pamjet filmike që qarkullojnë në rrjete sociale janë tejet tronditëse dhe kanë shkaktuar reagime të forta në opinionin publik.
Bëhet me dije se autorja e dyshuar e këtij akti makabër kishte marrë një apartament me qira pranë disa subjekteve që administrohen një shqiptarë dhe pasi shtypi qentë u kthye në apartament, mori sendet e saj dhe u largua pa paguar.
Mediat malazeze njoftojnë se policia e Ulqinit është vënë në ndjekje të rastit dhe ka mundur të arrestojë të dyshuarën e cila po përpiqej të largohej nga Mali i Zi.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe rrethanave që e shkaktuan.
Lexo edhe
BOTA
Zbulohet vrasësi i gazetarit italian, është një emigrant i paligjshëm. Reagon ashpër Matteo Salvini

BILD: Mafia u vë flakën pyjeve për të blerë tokat e djegura, përdorin mizorisht macet për këtë qëllim

Dyshohet se spiunonte për një vend të huaj, policia belge arreston praktikanten e NATO-s

Një tërmet me magnitudë 4.1 godet Italinë, ja ku ishte epiqendra

VIDEO/ Shpërthim pranë gazetares gjatë raportimit live nga zjarret në Francë, ndërpritet transmetimi

Fshihej në një ndërtesë të braktisur, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e gazetarit italian

Zjarret pranë Madridit prekin objektet e NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore

"Disa prej jush nuk më pëlqejnë"/ Trump tallet me gazetarët në darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë





