Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave  Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,... 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë
BOTA

Mercedes fiton më shumë, Porsche shkurton 5 mijë vende pune/ Kriza e tregut godet industrinë gjermane të makinave

P
Piranjat 1 August 2026, 12:44 · 2 min lexim
Mercedes fiton më shumë, Porsche shkurton 5 mijë vende pune/

Dy prodhuesit gjermanë të automjeteve, Mercedes-Benz dhe Porsche, kanë publikuar rezultate të ndryshme financiare, me të parin që ka raportuar rritje të fitimit në nivel grupi, ndërsa i dyti ka njoftuar shkurtime të reja të vendeve të punës për shkak të rënies së përfitueshmërisë.

Mercedes-Benz raportoi se fitimi neto i grupit u rrit me 13.5 për qind në tremujorin e dytë të vitit, duke arritur në rreth 1.09 miliardë euro, krahasuar me 957 milionë euro në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo është hera e parë në tre vjet që kompania shënon rritje vjetore të fitimit.

Megjithatë, të hyrat ranë me 3.3 për qind, në pak më shumë se 32 miliardë euro, ndërsa shitjet globale të automjeteve dhe furgonëve u ulën me 6 për qind. Goditjen më të madhe Mercedes e pësoi në Kinë, ku shitjet e veturave ranë me 30 për qind.

Drejtori ekzekutiv i Mercedes-Benz, Ola Källenius, tha se kompania ka ruajtur kursin e saj pavarësisht kushteve të vështira të tregut dhe se në gjysmën e dytë të vitit do të fokusohet në prezantimin e modeleve të reja.

Ndërkohë, Porsche bëri të ditur se deri në fund të vitit 2035 do të shkurtojë edhe 5 mijë vende pune në Gjermani, në kuadër të një plani ristrukturimi prej 2.1 miliardë eurosh që synon rikthimin e përfitueshmërisë së kompanisë.

Shkurtimet do të prekin fabrikën kryesore në Stuttgart-Zuffenhausen dhe qendrën e kërkimit e zhvillimit në Weissach. Megjithatë, kompania ka garantuar se deri në fund të vitit 2035 nuk do të ketë largime të detyrueshme nga puna.

Reduktimi i stafit do të realizohet përmes pensionimit, pensionimit të parakohshëm, largimeve vullnetare dhe zvogëlimit natyror të numrit të punonjësve.

Në kuadër të programit të kursimit, punonjësit, siç thonë në këtë firmë, do të përballen edhe me shtyrje të rritjeve të pagave, ulje të bonusit të fundvitit dhe kufizim të punës nga shtëpia.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.