Merz dhe 5 shtete kërkojnë shkurtime me miliarda euro në buxhetin e BE: Rritja 60% është e papërballueshme

Kancelari gjerman Friedrich Merz, i mbështetur nga krerët e qeverive të pesë shteteve të tjera kontribuese në Bashkimin Evropian, ka bërë thirrje për shkurtime drastike në kornizën e ardhshme financiare të BE-së, duke e cilësuar propozimin e Komisionit Evropian si krejtësisht të papërballueshëm.
Në një takim konfidencial të zhvilluar në Berlin – ku morën pjesë përfaqësuesit e Danimarkës, Finlandës, Austrisë, Holandës dhe Suedisë – gjashtë shtetet donatore që mbulojnë rreth 40% të buxhetit të BE-së kërkuan që shifra e propozuar të reduktohet me disa qindra miliardë euro.
Merz theksoi se propozimi i Komisionit për një rritje deri në 60% nuk përputhet me realitetin ekonomik, ndërsa solli në vëmendje se këto gjashtë vende sigurojnë gjithashtu 70% të ndihmës dypalëshe për Ukrainën. Sipas tij, në një kohë kur të gjitha shtetet po ndërmarrin masa të dhimbshme shtrënguese, edhe buxheti i Unionit duhet t’i nënshtrohet reformave dhe shkurtimeve në thuajse të gjitha fushat.
Përmes një deklarate të përbashkët, grupi i gjashtë vendeve kërkoi që korniza financiare që hyn në fuqi më 1 janar 2028 të përqendrohet te siguria, sovraniteti, migrimi dhe konkurrueshmëria.
Gjithashtu, shtetet kontribuese hodhën poshtë emetimin e borxhit të ri të përbashkët dhe kërkuan që institucionet e BE-së t’i menaxhojnë detyrat me nivelin ekzistues të personelit. Grupi synon të paraqesë një qëndrim të unifikuar në konsultimet e BE-së që startojnë në tetor, me synim mbylljen e negociatave brenda këtij viti.
Lexo edhe
BOTA
Rrëmbehet në Kolumbi një ushtarak i Legjionit të huaj francez

Lavrov zbulon se çfarë i solli shefin e CIA-s dhe të dërguarin e Vatikanit në Moskë: Ata donin të flisnin për…

Arrestohet Presidenti i Komitetit Olimpik në Poloni

Ish-prokurori i Hagës: Mlladiç vdiq, por pyetja kryesore për Srebrenicën mbeti pa përgjigje

Mister 2,000-vjeçar në Jerusalem: Gjetjet që përputhen me Biblën 'tregojnë' vendin e varrimit të Jezusit

Pamje unike! Rrufeja godet Kullën ikonike të Sahatit në Mekë, shikoni videon

Tragjedia në Nepal! 472 të vdekur dhe mbi 1,400 të zhdukur, qindra persona janë në tunelin e hidrocentralit

Pse Japonia po projekton një kryeqytet rezervë?





