Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
BOTA

Mësuesja vdes pas ndërhyrjes estetike

P
Piranjat22 September 2026, 18:42 · 1 min lexim
Mësuesja vdes pas ndërhyrjes estetike

Një mësuese 56-vjeçare, Clara Palaoro, nga Pergine Valsugana, në Trentino, ka ndërruar jetë pas tetë muajsh në gjendje kome vegjetative, pas një ndërhyrjeje kirurgjikale estetike që duhej të ishte rutinë.

Gruaja vdes tetë muaj pas ndërhyrjes estetike

56-vjeçarja i ishte nënshtruar ndërhyrjes në një klinikë private në provincën e Vicenzës dhe, në orët pas operacionit, gjendja e saj shëndetësore dyshohet se u përkeqësua papritur, duke përfunduar në gjendje kome.

Pas disa muajsh në një strukturë rehabilitimi në Trentino, gjendja e saj u rëndua më tej dhe ajo ndërroi jetë në spitalin Santa Chiara.

Denoncimi i familjarëve

Sipas mediave lokale, familjarët e viktimës kanë paraqitur një denoncim pranë autoriteteve të drejtësisë, duke kërkuar hetimin e shkaqeve që çuan në vdekjen e mësueses.

Prokuroria e Vicenzës ka hapur një dosje hetimore. Në ditët në vijim, raporton Corriere della Sera, pritet të kryhet edhe autopsia, e cila mund të japë përgjigjet e para për dyshimet e familjarëve lidhur me shkaqet e vdekjes.

Gruaja la pas dy vajza, të cilat i kishte nga ish-bashkëshorti, si dhe partnerin e saj aktual. /PiranjatNews/

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.