Meta do të paguajë 17 miliardë dollarë dhe pranon të ndryshojë Facebook e Instagram, ja arsyet

Meta do të paguajë deri në 16.7 miliardë dollarë dhe do të bëjë ndryshime të mëdha në Instagram dhe Facebook për të zgjidhur një çështje të rëndësishme gjyqësore në SHBA.
Kompania ka qenë duke u përballur me një padi nga prokurorët e përgjithshëm të 29 shteteve amerikane, të cilët e akuzuan Metën se kishte dëmtuar me vetëdije mirëqenien e të rinjve përmes platformave të saj.
Tani, të dyja palët kanë arritur një marrëveshje, e cila e detyron Metën të zbatojë një sërëndryshimesh. Këto përfshijnë kufizime ditore të përdorimit dhe bllokime gjatë natëspër llogaritë e adoleshentëve në Instagram dhe Facebook. Të rinjtë gjithashtu nuk do të mund të shohin më numrin e pëlqimeve ose reagimeve në postime.
Përpara fillimit të çështjes gjyqësore, kjo padi ishte cilësuar si një mundësi erëndësishme për Metën dhe drejtorin e saj ekzekutiv, Mark Zuckerberg, që t’u përgjigjeshin akuzave se kompania kishte dëmtuar fëmijët.
Seancat gjyqësore kishin sjellë tashmë një sërë akuzash të forta, përfshirë pretendime se Meta kishte fshehur qëllimisht prova mbi mënyrat se si platformat e saj po dëmtoninshëndetin mendor të të rinjve.
Por, gjatë natës, raportimet sugjeruan se Meta dhe prokurorët e përgjithshëm të shteteve po punonin për një marrëveshje gjatë procesit gjyqësor, e cila do t’i jepte fund seancave.
Meta, e cila gjithmonë i ka mohuar akuzat në këtë çështje, nuk pranoi se kishte bërë shkelje apo gabime si pjesë e marrëveshjes së sapo shpallur.
Kjo çështje e madhe është vetëm një pjesë e një sërë padish dhe hetimesh rregullatorendaj Metës. Shtetet, qeveritë lokale, distriktet shkollore dhe individët kanë pretenduar seMeta dhe kompani të tjera të mediave sociale kanë ndikuar në krijimin e një krizekombëtare të shëndetit mendor te të rinjtë./Përktheu Piranjat News
Lexo edhe
BOTA
Presidenti iranian, Pezheskian sfidon SHBA-në: Presioni ekonomik nuk do të arrijë asgjë!

Thellohet bilanci i viktimave nga përmbytjet në Nepal/ 31 të vdekur, qindra të zhdukur

Çmimet e iPhone 18 pritet të rriten, modelet e reja mund të kushtojnë...

Mali i Zi ul sërish akcizat për karburantet, bie çmimi i naftës dhe benzinës

Preken nga malaria 6 punonjës të Aeroportit të Frankfurtit, njëri prej tyre humb jetën





