Meta përgatit syzet inteligjente pa kamera/ “Luna” mund të prezantohet së shpejti

Meta po përgatit një palë të reja syzesh inteligjente, të cilat pritet të dallohen nga modelet aktuale të kompanisë për mungesën e kamerës.
Sipas raportimeve, pajisja do të quhet “Meta Luna” dhe mund të prezantohet gjatë konferencës vjetore të zhvilluesve të kompanisë, që zhvillohet më 23 dhe 24 shtator. Dalja në treg mund të bëhet që në muajin tetor.
Ndryshe nga syzet inteligjente aktuale të Meta-s, “Luna” nuk do të ketë kamerë, duke synuar përdoruesit që nuk dëshirojnë të mbajnë një pajisje të aftë për të regjistruar foto apo video.
Syzet pritet të kenë gjashtë mikrofona të integruar dhe altoparlantë që drejtojnë zërin drejt veshëve të përdoruesit. Ato do të pajisen gjithashtu me Meta AI, me të cilin përdoruesit mund të komunikojnë përmes komandave zanore.
Një buton i vendosur në pjesën anësore të syzeve do të mundësojë aktivizimin e shpejtë të asistentit.
Megjithatë, Meta nuk e ka konfirmuar zyrtarisht deri tani ekzistencën e “Luna”, ndaj detajet rreth pajisjes mbeten në nivel raportimesh.
Lexo edhe
BOTA
Nga chatbot-et te laboratorët/ Anthropic hyn në ‘biologji’, ndërton laborator biologjie për kërkimet me AI

Goditet sërish Arabia Saudite, shpërthim i fortë në Riad, probleme në aeroportin kryesor

“Më dhanë ilaçe homeopatike”/ Detaje tronditëse nga klinika e mjekëve të arrestuar pas vdekjes së Mazonakis

Frikë në Evropë! Putin po përgatit “mobilizim të heshtur” pas zgjedhjeve në Rusi, mijëra trupa mund të thirren në ushtri

Trump: Lufta me Iranin do të përfundojë së shpejti, çmimet e benzinës do të bien shumë poshtë





