BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri
Glidona Daci po raportonte drejtpërdrejt nga protestat kundër qeverisë në Shqipëri, kur policia e spërkati me gaz lotsjellës....
Glidona Daci po raportonte drejtpërdrejt nga protestat kundër qeverisë në Shqipëri, kur policia e spërkati me gaz lotsjellës....
Gjykata e Posaçme e Apelit do të shpallë nesër vendimin për çështjen e Vlora Hysenit. Ish-drejtoresha e Shërbimit In...
Presidenti amerikan Donald Trump u ka bërë thirrje votuesve që të mbështesin vazhdimin e politikave të tij, në një koh&e...
Protestuesit kanë mbërritur përpara godinës së Ministrisë së Arsimit, ku po vijojnë tubimin e tyre. Situata në zon...
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, u shqyrtua projektligji “Për buxh...
Analisti Fatos Lubonja ka komentuar përplasjet mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj. I ftuar në emisionin “Minuta e Par&e...
Marshimi i studentëve vijon në rrugët e Tiranës. Pasi u ndalën te Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit për t&rsquo...
Një aksident rrugor është regjistruar në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, ku janë përfshirë dy automjete, nj&e...
Ka ndërruar jetë avokati Saimir Vishaj. Ai ishte prej disa ditësh i shtruar në Spitalin e Traumës, ku ndodhej i intubuar, pas dëmt...
Kryeministri Edi Rama, në një intervistë me gazetaren Maria Tadeo në kuadër të Euronews Enlargement Summit, foli për rrug&eum...
Rajoni i Himalajeve përballet me një rrezik serioz nga përmbytjet e shkaktuara nga liqenet akullnajore, paralajmëroi një zyrtare e lartë e Kombeve të Bashkuara, ndërsa ndryshimet klimatike po përshpejtojnë shkrirjen e akullnajave dhe po destabilizojnë terrenin malor. Paralajmërimi vjen pas përmbytjeve shkatërruese të javës së kaluar në Nepal, të shkaktuara nga shembja e një akullnajeje, ku numri i viktimave raportohet të ketë kaluar 1,000.
Kani Vignaraya, ndihmëssekretare e përgjithshme e OKB-së dhe drejtoreshë rajonale për Azinë dhe Paqësorin në Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), tha në një intervistë për Reuters se rreziku për komunitetet përgjatë lumenjve Himalayanë është në rritje.
“Popullsia në rrezik shkon në miliona”, tha Vignaraya, duke iu referuar të dhënave të përditësuara të mbledhura nga UNDP dhe organizatat partnere në qershor.
Sipas saj, nuk është vetëm prodhimi i energjisë hidroelektrike ai që kërcënohet. Edhe zona të tëra përgjatë brigjeve të lumenjve, ku jetojnë miliona njerëz, mund të bëhen praktikisht të pabanueshme.
“Teknologjia nuk mund të evoluojë aq shpejt sa të parandalojë humbjet përgjatë këtyre sistemeve të mëdha lumore, të cilat përballojnë përmbytjet e shkaktuara nga liqenet akullnajore”, tha ajo.
Në vitin 2020, studiuesit kishin identifikuar 47 liqene akullnajore potencialisht të rrezikshme në Nepal, Kinë dhe Indi. Që atëherë, ekspertët vlerësojnë se numri real është rritur ndjeshëm. Përmbytja e javës së kaluar në Nepal u shkaktua nga shembja e një pjese të akullnajës pranë majës Langtang Lirung. Masa e akullit dhe dheut rrëshqiti drejt luginës, duke krijuar një valë të fuqishme përmbytjeje që përfshiu lumin Trishuli.
Ky fenomen ndryshon nga përmbytjet e shkaktuara nga shpërthimi i liqeneve akullnajore, të njohura si GLOF.
Këto përmbytje ndodhin kur uji i krijuar nga shkrirja e akullnajave grumbullohet pas një dige natyrore. Me rritjen e presionit, diga mund të çahet ose të tejmbushet, duke shkaktuar një valë të papritur dhe shkatërruese uji në drejtim të rrjedhës së lumit. Të dyja llojet e kërcënimeve po rriten, sipas zyrtarëve të OKB-së, ndërsa ndryshimet klimatike përshpejtojnë shkrirjen e akullnajave në rajon. Kjo jo vetëm që rrit sasinë e ujit në liqenet akullnajore, por gjithashtu destabilizon shpatet dhe shkëmbinjtë dhe ushtron presion më të madh mbi digat natyrore.
Studiuesit kanë identifikuar liqene akullnajore potencialisht të rrezikshme në zona të mëdha të rajonit Hindu Kush-Himalaje. Megjithatë, sipas Vignarayas, asnjë vend në rajon nuk është aq i varur nga akullnajat sa Nepali, si për furnizimin me ujë, ashtu edhe për ekonominë dhe të ardhurat.
“Ne përballemi me disa zgjedhje shumë, shumë të vështira”, tha ajo.
Për miliona njerëz që jetojnë përgjatë lumenjve, zhvendosja në zona më të larta mund të mos jetë një alternativë ekonomikisht e qëndrueshme.
Edhe infrastruktura kritike mbetet e ekspozuar ndaj rrezikut. Sipas UNDP-së, përmbytjet e fundit në Nepal shkatërruan 15 hidrocentrale të mëdha që ishin ende në ndërtim, përveç dëmeve në impiantet që janë tashmë në funksion. Vignaraya tha se rrjetet e energjisë dhe hidrocentralet mund të bëhen më rezistente ndaj përmbytjeve përmes përdorimit të teknologjive të reja dhe masave më të mira mbrojtëse.
Megjithatë, ajo paralajmëroi se ngjarje ekstreme, si vala e baltës dhe akullit e shkaktuar nga katastrofa e javës së kaluar, mund të tejkalojnë edhe masat më të avancuara të mbrojtjes.
“Nuk ka asnjë strukturë që do të mund ta kishte ndaluar atë”, tha zyrtarja e OKB-së.
Dy të dashuruarit u kapën duke kryer marrëdhënie seksuale në një shkëmb në Borgo Prino, përpara qindra pushuesve, m...
Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Nepal ditën e martë kaloi në 1,000, ndërsa ekipet e shpëtimit përdorën m...
Një shpërthim i ri i vullkanit Sinabung, në veri të ishullit indonezian të Sumatrës, ka ngritur një re gazi e hiri deri n&eum...
Henna Virkkunen, nënkryetarja ekzekutive e Komisionit Evropian për sovranitetin e teknologjisë, sigurinë dhe demokracinë, paralajm&eu...
Instagram po ashpërson kontrollet ndaj profileve që përdorin persona të krijuar me inteligjencë artificiale dhe paraqiten si njer&eum...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Beneventos në Itali, ku një burrë ka vrarë me armë zjarri dy vë...
Sara Netanyahu, bashkëshortja e kryeministrit izraelit, la të kuptohej se udhëheqësi i një partie opozitare e dinte paraprakisht p&eu...
Recep Tayyip Erdogan gjeti mundësinë për të lëshuar sulme të reja kundër Izraelit nga Kirgistani, ku ndodhet p&eu...
Mbreti Haakon i Norvegjisë ka bërë betimin e besnikërisë ndaj Kushtetutës në Parlament, në një ceremoni zyrtare p...
Administrata e presidentit amerikan Donald Trump po përgatitet të financojë me 4 milionë dollarë media të djathta në Europ&...