BOTA

Çmimet e karburanteve nuk ndalen, Merz pranon: Për shumë qytetarë është arritur kufiri

Piranjat Përditësimi i fundit 16 September 2026, 08:35

Çmimet e karburanteve nuk ndalen, Merz pranon: Për shumë

Çmimet e larta të naftës po vënë në lëvizje qeverinë gjermane. Ka dy propozime të ndryshme për uljen e çmimeve të karburanteve.

Çmimet në pikat e karburantit në Gjermani po njohin vetëm një drejtim, rritje rekord. Tani kancelari federal Friedrich Merz (CDU) vlerëson se është arritur kufiri i përballueshmërisë për shumë qytetarë. “Mendoj se duhet të veprojmë”, deklaroi ai të martën në Berlin. Sipas Merzit, qeveria ende nuk ka vendosur për instrumentet konkrete, por po shqyrton mundësinë e ndërhyrjeve përmes taksave dhe tarifave. Ndërkohë, industria e naftës parashikon që normalizimi i çmimeve të ndodhë vetëm gjatë vitit të ardhshëm.

“Për shumë njerëz që varen çdo ditë nga makina, kufiri i përballueshmërisë është arritur”, tha kancelari. Ai theksoi se qeveria federale po zhvillon konsultime intensive me landet për masat e mundshme lehtësuese dhe premtoi se një propozim konkret do të paraqitet shumë shpejt. Edhe pse në mbledhjen e kabinetit të së mërkurës nuk priten vendime zyrtare për këtë çështje, sipas burimeve qeveritare tema e lehtësimit të barrës së çmimeve të karburanteve do të diskutohet të paktën në mënyrë joformale.

Ndërsa SPD-ja kërkon kufizimin e çmimeve dhe vendosjen e një takse për fitimet e tepërta të gjigantëve të naftës, Ministria e Ekonomisë favorizon një zgjidhje tjetër. Nga Ministria e Ekonomisë pati skepticizëm ndaj propozimeve të SPD-së për frenimin e çmimeve të karburanteve. Sipas burimeve të ministrisë, si kufizimi administrativ i çmimeve, ashtu edhe vendosja e një takse mbi fitimet e tepërta të koncerneve të naftës, mbartin probleme dhe rreziqe të konsiderueshme.

Ministria e Ekonomisë argumenton se modeli luksemburgas nuk është i përshtatshëm për Gjermaninë. Madhësia e tregut dhe kushtet e ndryshme ekonomike e bëjnë të vështirë transferimin e kësaj skeme. Për më tepër, një tavan për çmimet e karburanteve do të mund të krijonte probleme ligjore dhe kosto të konsiderueshme për shtetin. Si shembuj përmenden Polonia dhe Austria, të cilat eksperimentuan me masa të ngjashme, por i hoqën ato vetëm pak muaj më vonë.

SPD-ja sheh si model Belgjikën. Atje, shteti cakton çdo ditë çmimin maksimal të karburanteve, bazuar në ecurinë e çmimit të naftës dhe kostot e tregut. Pikat e karburantit mund të ofrojnë çmime më të ulëta, por jo më të larta se kufiri i përcaktuar. Sipas socialdemokratit Armand Zorn, kjo skemë mbron konsumatorët nga rritjet e pakontrolluara, pa krijuar kosto shtesë për buxhetin e shtetit.

Kurse Ministrja e Ekonomisë, Katharia Reiche, mbështet një zgjidhje tjetër. Ajo favorizon pagesa të drejtpërdrejta për familjet me të ardhura të ulëta. Këto do të duhej të zbatoheshin nga Ministria Federale e Financave. “Një instrument i tillë tashmë ekziston”, tha politikania e CDU-së. “Kjo do të ishte një mënyrë për të lehtësuar shpejt barrën financiare, por në mënyrë të targetuar, pikërisht për ato grupe të ardhurash” që paguajnë pak ose aspak taksa./DW

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?