BOTA

Ministrat e BE-së nënshkruajnë mega-marrëveshjen për migracionin. Çfarë synon ajo dhe paralajmërimet për një kthesë te 'shteti policor'

Piranjat Përditësimi i fundit 8 December 2025, 20:35
Ministrat e BE-së nënshkruajnë mega-marrëveshjen për

Ministrat e Brendshëm të BE-së miratuan të hënën një paketë gjithëpërfshirëse reformash për migracionin, duke mbyllur boshllëqet e fundit të mëdha në rregullimin e migracionit të bllokut dhe duke zhbllokuar negociatat me Parlamentin Evropian.  Të tre dosjet rishkruajnë në thelb rregullat e azilit të BE-së dhe përfshihen në Paktin e Migracionit dhe Azilit - plani kryesor i BE-së - i cili pritet të hyjë në fuqi deri në qershor 2026. Në takimin në Bruksel, ministrat miratuan atë që Komisioni Evropian e ka quajtur prej kohësh " pjesa që mungon " e sistemit: e ashtuquajtura rregullore për kthimin. Ligji u propozua për herë të parë në mars dhe ua mundëson vendeve të BE-së të krijojnë "qendra kthimi" jashtë territorit të BE-së për migrantët që presin riatdhesimin.

Marrëveshja “do t’i bëjë të mundur si BE-së ashtu edhe një ose më shumë shteteve anëtare të bëjnë një rregullim ose marrëveshje me një vend të tretë mbi qendrat e kthimit”, tha Ministri danez i Imigracionit, Rasmus Stoklund.

Ministrat mbështetën gjithashtu rishikimin e konceptit të vendit të tretë të sigurt , të paraqitur në maj, i cili do ta bënte më të lehtë refuzimin e kërkesave për azil dhe do të mundësonte deportimet në vendet nëpër të cilat aplikanti thjesht kaloi tranzit.

Për herë të parë, vendet e BE-së do të kenë një listë të vendeve të sigurta të origjinës në nivel evropian, duke përfshirë Bangladeshin, Kolumbinë, Egjiptin, Indinë, Kosovën, Marokun dhe Tunizinë. Përveç këtyre shtatë vendeve, Komisioni i konsideron të sigurta edhe vendet kandidate për anëtarësim në BE si Turqia dhe Gjeorgjia. Aplikimet nga këto kombësi do të trajtohen shumë më shpejtm, shkruan EurActiv. 

Një kompromis për kthimet

Beteja më e vështirë politike ishte nëse të gjitha vendet e BE-së duhet të zbatojnë automatikisht urdhrat e dëbimit të njëri-tjetrit, pjesë e propozimit për kthimet. Teksti përfundimtar prezanton një mekanizëm me dy faza: fillimisht vullnetar dhe më pas të detyrueshëm. Ai gjithashtu përcakton procedura të përbashkëta të BE-së, krijon detyrime për ata që nuk kanë të drejtë qëndrimi, rrit bashkëpunimin midis kryeqyteteve dhe lejon ngritjen e "qendrave të kthimit" në vendet jashtë BE-së.  Disa qeveri më parë kishin frikë se njohja reciproke e kthimeve do t'u lejonte shteteve në vijën e parë - si Spanja, Italia ose Greqia - të lejonin kalimin e emigrantëve, duke e ngarkuar barrën e zbatimit të ligjit mbi të tjerët.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?