Gjashtë vite burg për ‘turistin e krimit’ shqiptar, kreu 9 grabitje në Austri
Nëntë familje në Vorarlberg, Austri u përballën me një situatë kaotike pas kthimit nga pushimet, pasi banesat e tyre ishin gr...
Nëntë familje në Vorarlberg, Austri u përballën me një situatë kaotike pas kthimit nga pushimet, pasi banesat e tyre ishin gr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cilësuar rikthimin e tij në Shtetet e Bashkuara si një goditje ndaj asaj që ai e qua...
Banorë të zonës së Durrësit të Ri, e njohur ndryshe si Ish-Këneta, kanë protestuar mbrëmjen e sotme në Durr&eu...
Drejtor sportiv i AC Milan për dy vjet, deri në majin e kaluar, ish-sulmuesi i kombëtares Igli Tare dyshohet për pastrim parash në Shqi...
Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner i kujton kryeministrit Rama se në rrugën për integrimin në B...
Gjykata e Apelit në Bolonjë ka ulur nga 17 në 15 vjet dënimin për të riun, i cili në kohën e ngjarjes ishte 15 vje&ccedi...
George Desmond Kamurasi mund të kalojë së shpejti nga dorezat e portierit te një kurorë mbretërore. Kapiteni 36-vjeçar i ...
Turgutluspor ka bërë histori në futbollin turk. Klubi ka emëruar Zeynep Mestan si trajneren e re të skuadrës së parë t...
Autoritetet ukrainase kundër korrupsionit, NABU dhe SAPO, kanë nisur një aksion ndaj zyrtarëve të Prokurorisë së Përgj...
Pas paraqitjes së fjalës përfundimtare nga kryeprokurorja Kimberly West dhe prokurori i rastit, Prokuroria e Specializuar në Hagë ka ...

Një avokat britanik për të drejtat e njeriut thotë se ish-bashkëshortja e nipit të sundimtarit të Dubait është zhdukur pa lënë gjurmë.
Kontakti me Zeynab Javadli humbi të martën dhe BBC ka mësuar se shtëpia e saj në Dubai është gjetur e mbyllur dhe bosh.
Javadli kishte shprehur vazhdimisht shqetësime për sigurinë e saj. Prej vitesh ajo ishte përfshirë në një betejë të ashpër për kujdestarinë e fëmijëve me ish-bashkëshortin e saj, Sheikh Saeed bin Maktoum bin Rashid Al Maktoum.
Miqtë e saj ngritën alarmin pasi telefonatat dhe mesazhet e tyre mbetën pa përgjigje. Avokati dhe aktivisti britanik David Haigh tha se kishte folur për herë të fundit me Javadlin të martën në mbrëmje dhe se që nga ai moment ajo “është zhdukur”.
As ajo dhe as tre vajzat e saj të mitura nuk janë parë apo dëgjuar që prej atëherë.
Sipas Haigh, asnjë autoritet nuk ka dhënë deri tani një shpjegim për atë që mund të ketë ndodhur.
Nëna e Javadlit, e cila sapo kishte mbërritur në Dubai për vizitë, shkoi në banesën e saj dhe e gjeti atë bosh, ndërsa bravat ishin ndërruar. Ajo thuhet se ka kontaktuar policinë e Dubait dhe konsullatën e Azerbaijan, vendit nga ku vjen Javadli.
Për muaj të tërë, Javadli kishte qëndruar pothuajse e izoluar në shtëpi, pasi besonte se forcat e sigurisë po prisnin t’i merrnin fëmijët dhe ndoshta ta arrestonin.
Vitin e kaluar, ish-bashkëshorti i saj paraqiti një kallëzim në polici duke e akuzuar për rrëmbimin e vajzave të tyre, në episodin e fundit të konfliktit të gjatë për kujdestarinë. Të dy palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për rrëmbim të fëmijëve.
Javadli, ish-gjimnaste ndërkombëtare, përballej gjithashtu me mundësinë e arrestimit për shkelje të ligjeve mbi aktivitetet online në Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi kishte transmetuar drejtpërdrejt në internet një nga përballjet me ish-bashkëshortin.
Në një mesazh video të mëparshëm drejtuar David Haigh, ajo kishte deklaruar:
“E dija se ishte mundësia ime e fundit për të qenë me fëmijët e mi, sepse nuk do të më lejonin t’i shihja më. Besoja sinqerisht se ishte shansi im i fundit, prandaj hapa transmetimin live dhe kërkova ndihmë.”
Avokatët e ish-bashkëshortit kanë pretenduar në gjykatë se Javadli nuk ishte një nënë e përshtatshme, duke e akuzuar se nuk i kishte dërguar vajzat në shkollë, kishte jetuar në kushte të papërshtatshme dhe kishte rrezikuar shëndetin e vajzës më të vogël. Javadli i ka mohuar këto akuza dhe ekipi i saj ligjor ka paraqitur prova në mbështetje të saj.
David Haigh tha se situata aktuale ka “ngjashmëri shqetësuese” me rastin e Princess Latifa, vajzës së sundimtarit të Dubait, e cila në vitin 2018 tentoi të largohej nga vendi për të fituar lirinë.
Anija me të cilën ajo po arratisej u ndalua në Oqeanin Indian dhe princesha u kthye me forcë në Dubai. Më pas, ajo publikoi video ku pretendonte se mbahej e izoluar. Në vitet e fundit ajo është shfaqur sërish në publik, duke deklaruar se është mirë.
Haigh ka bërë thirrje urgjente që komuniteti ndërkombëtar të kërkojë konfirmim për vendndodhjen dhe gjendjen e Zeynab Javadlit./Përktheu Piranjat News
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe Franca kanë paraqitur një të ashtuquajtur non-paper, përmes ...
Presidenti rus, Vladimir Putin, hodhi sot poshtë paralajmërimet perëndimore se Rusia mund të përbëjë kërcën...
Grupi i armatosur libanez Hezbollah ka hedhur poshtë me forcë kushtet e një armëpushimi të mbështetur nga SHBA-të midis Izr...
Dhoma e Përfaqësuesve miratoi të enjten legjislacionin dypartiak që do t’i ofrojë ndihmë të re Ukrainës dhe do t...
Ky është momenti tronditës kur një avion i Lufthansës u rrëzua në pistën e Aeroportit të Frankfurtit. Pamjet e shp...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka publikuar një letër të hapur drejtuar presidentit rus, Vladimir Putin, në të cil&eum...
Një incident i rëndë ndodhi të enjten pasdite në Kallithea të Greqisë, kur dy persona hynë me forcë në një...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i Presidentit Donald Trump, i cili u shndërrua në kundërshtar, pritet të ve...
Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe po punojnë me Ukrainën për të krijuar një kuadër që mund të hapë rrugën...
Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Alexander Dobrindt, kundërshtoi kërkesën e Bashkimit Evropian që vendi të heqë kontro...