Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kujtohet Albpetrol, urdhëron bllokimin e aksioneve të “Bankers”: Na ka detyrime pa paguar! Paralajmëron kallëzim ndaj Toni Gogut/ Avokati i Veliajt: Nuk kam frikë nga kërcënimet e Ramës EMRAT/ Tmerri i familjeve aziatike në Londër, dënohen ‘katër’ skifterët shqiptarë. Kush janë ata Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri
BOTA

Misteri i jahtit në Jon! 66-vjeçari spanjoll ra në det dhe u zhduk, djali tregon çfarë ndodhi: Brenda 30 sekondash s’kishte më gjurmë

P
Piranjat26 August 2026, 18:23 · 3 min lexim
Misteri i jahtit në Jon! 66-vjeçari spanjoll ra në det dhe u

Zhdukja e 66-vjeçarit spanjoll Juan José Mutilba, i cili dyshohet se ra në det nga varka me vela me të cilën po udhëtonte drejt Pylos, vijon të mbetet një mister. Familja e tij kërkon përgjigje, ndërsa autoritetet vazhdojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e incidentit.Çifti ishte nisur nga Siçilia drejt Greqisë dhe, sipas familjes, incidenti ndodhi më 18 gusht, rreth 150 milje detare nga destinacioni. Mutilba po peshkonte kur, sipas versionit të dhënë nga djali i tij, ra në det. Djali i 66-vjeçarit tregoi për mediat greke se babai i tij kishte kapur një ton dhe po përpiqej të pastronte gjakun e peshkut kur humbi ekuilibrin dhe ra në ujë. “Nëna ime, për shkak të shokut, nuk dinte si të reagonte. Brenda 30 sekondash babai im u zhduk”, rrëfeu ai. Sipas djalit, gruaja e Mutilbës arriti të regjistronte koordinatat e sakta të vendit ku ai ra në det dhe tentoi të dërgonte një sinjal SOS përmes radios.

Megjithatë, familja dyshon se radioja mund të mos ketë funksionuar siç duhet ose se procedura e emergjencës nuk është ndjekur në mënyrën e duhur. Situata u komplikua edhe më tej kur varka mbeti pa karburant. Gruaja, e cila sipas djalit nuk kishte njohuri mbi mekanikën e mjetit, përdori velat për të ulur shpejtësinë dhe për të mbajtur varkën nën kontroll.

Ajo qëndroi në det për disa ditë, ndërsa përballej edhe me probleme komunikimi, përpara se të arrinte të kontaktonte autoritetet.

“Babai im kishte 35 vjet përvojë në det”

Familja thekson se Juan José Mutilba nuk ishte i panjohur me detin. Djali i tij thotë se 66-vjeçari kishte më shumë se 35 vite përvojë lundrimi, ndërsa bashkëshortja e tij kishte shumë më pak përvojë në drejtimin e varkës. Tashmë, hetimet janë përqendruar te ajo që ndodhi në momentet pas rënies së 66-vjeçarit në det, ndërsa familja vazhdon të shpresojë për një zhvillim në kërkimet për të. Koordinatat e regjistruara nga gruaja mbeten një nga elementët kryesorë për të përcaktuar vendin ku Juan José Mutilba u pa për herë të fundit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.