BOTA

Çmontohet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në Itali, 3 të arrestuar

Piranjat Përditësimi i fundit 21 December 2025, 18:38

Çmontohet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në

Një bandë “skifterësh” shqiptarë është çmontuar nga karabinierët në Itali, teksa ishin kthyer në terrorin e banorëve të zonës së Ankokës me bastisjet në seri të shtëpive dhe dhjetëra mijëra euro mall të vjedhur.

Operacioni u krye në Osimo, ku 3 të rinj u arrestuan, të skeduar më parë për të njëjtat krime. Ndërhyrja erdhi pas ankesave të shtuara të banorëve dhe patrullat nisën gjurmimin prej 19 dhjetorit duke mbajtur nën vëzhgim të dyshuarit në territoret e Val Musone dhe Vallesina.

Të tre shqiptarët u kapën duke udhëtuar me një makinë me qira, teksa kishin mbaruar punët e tyre me plaçkitje në Castelbellino, Cupramontana dhe Chiaravalle, përpara se të ktheheshin vonë atë mbrëmje në Castelfidardo, ku kishin qëndruar prej ditësh. Bashkë me Batalion e Katërt të Mestres, karabinierët i ndaluan të dyshuarit ndërsa hynin në vendstrehimin e tyre, duke parandaluar arratisjen dhe ushtruar kontroll të plotë.

Brenda një çante dore, ata gjetën afërsisht 100 sende me vlerë, 23 ora dore, përfshirë ato luksoze, çanta dore firmato, 600 euro në para të gatshme, si dhe fenerë, mjete të ndryshme për vjedhje me thyerje. Hetimet e mëvonshme zbuluan se vjedhje të ngjashme apartamentesh ishin kryer në të njëjtat vende ku të dyshuarit sapo kishin vizituar, dhe se një pjesë e mallrave të vjedhura të gjetura në posedim të personave të arrestuar ishin vërtet të lidhura me të njëjtat vjedhje me thyerje, pasi ato u njohën menjëherë nga pronarët e shtëpive të grabitura, të cilët nuk ishin në shtëpi në kohën e “vizitës” së dyshuar të hajdutëve.

Tre të huajt fshehën gjithashtu dy palë targa të klonuara në makinën e tyre, të caktuara për makina të një modeli identik, të cilat kishin ndërmend t’i përdornin për të udhëtuar lirisht, pa lënë gjurmë të pranisë së tyre në sistemet e njohjes së targave, informon media italiane.

Ata u arrestuan më pas në flagrancë dhe u mbajtën në paraburgim në pritje të një seance dëgjimore për vërtetim, e cila do të zhvillohet në ditët në vijim. Grupi do hetohet edhe për grabitje të kryera në zona të tjera të Italisë, nga ku dyshohet se janë marrë një pjesë e mallrave të sekuestruara, me vlerë mijëra euro.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?