Mori 6 milionë dollarë nga një bashkëpunëtor biznesi, kryeredaktori i revistës Forbes pushohet nga puna

Kryeredaktori i revistës Forbes la punën muajin e kaluar dhe thuhet se u pushua nga puna për pranimin e 6 milionë dollarëve nga themeluesi i një firme që bën biznes me revistën.
New York Times raportoi këtë javë se Randall Lane u pagua nga RJ Shook, kompania e të cilit, Shook Research, bashkëpunoi me Forbes që nga viti 2016 për të publikuar renditjen e këshilltarëve të pasurisë.
Mësohet se, pagesa u bë pasi Shook shiti shumicën e aksioneve të kompanisë te një firmë private kapitali një vit më parë. Një email i brendshëm i datës 23 korrik dhe i shqyrtuar nga Associated Press konfirmoi se Lane, i cili kishte qenë redaktor dhe drejtor i përmbajtjes, dhe nuk punonte më për kompaninë. Lane gjithashtu kishte punuar për Forbes për gati 16 vjet dhe si redaktor kryesor që nga viti 2017.
Një person që punon në Forbes dhe foli në kushte anonimiteti për shkak të ndjeshmërisë së çështjes ku u shpreh se, stafi zbuloi arsyet e dukshme pas shkarkimit duke lexuar artikullin e Times. Një email i mëvonshëm i dërguar këtë javë tha se kompania nuk mund të komentonte më tej për këtë çështje.
Gazeta Times citoi një person të njohur me mënyrën e të menduarit të Lane, i cili tha se ai e konsideronte pagesën një dhuratë në këmbim të këshillave që i kishte dhënë Shook-ut gjatë viteve.
“Bëra një gabim dhe marr përgjegjësinë për të. Duhet ta kisha zbuluar dhuratën dhe moszbulimi i saj ishte një gabim serioz në gjykim. Më vjen shumë keq për këtë dhe humba punën dhe ekipin që dua për shkak të kësaj.”, tha Lane në një deklaratë për Times.
Nuk është e qartë pse Shook e pagoi Lane-in, por me sa duket kompania dhe Forbes kishin një marrëdhënie të ngushtë. Në faqen e saj të internetit, për shembull, Shook Research rendit 12 renditje të këshilltarëve të pasurisë dhe ekipeve të menaxhimit në partneritet me Forbes.
Deklarata e Forbes për vlerat dhe standardet editoriale thotë se kompania ua ndalon të gjithë anëtarëve të stafit dhe kontribuesve të pranojnë kompensim, privilegje ose favore të çdo lloji nga njerëz, kompani ose grupe të paraqitura në mbulimin e tyre.
Raporti i Times vjen në një moment të ulët për besimin e publikut në media. Shumica e amerikanëve - 57% - thanë se kanë besim të ulët tek gazetarët për të vepruar në interesin më të mirë të publikut, sipas një analize të Qendrës Kërkimore Pew në shkurt.
Forbes u themelua në vitin 1917 dhe u zhvillua në një raport dyjavor me ndikim të Amerikës korporative, duke vendosur në kopertinën e saj gjigantë si Steve Jobs dhe Warren Buffett.
Lexo edhe
BOTA
Ambasadori 65-vjeçar francez në telashe, kaloi natën me rreth 30 gra të reja në rezidencën diplomatike

102-vjeçari humbi jetën në klubin e natës, familja kërkon drejtësi

Ambasadori amerikan: Rrethimi i shtëpive palestineze në Bregun Perëndimor 'akt i tmerrshëm terrori'

Gruaja ftonte burra për marrëdhënie sek*uale dhe i vriste/ Metoda makabre që ndiqte bashkë me partnerin

Shtëpia e Bardhë humb 19-26 miliardë dollarë në vit





