Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
BOTA

“Mund ta kthejë vendin në BE”, Andy Burnham merr sot detyrën si kryeministër i Britanisë

P
Piranjat20 July 2026, 12:07 · 2 min lexim
“Mund ta kthejë vendin në BE”, Andy Burnham merr sot

Është dita e rrokadës brenda laburistëve në Britani. Andy Burnham do të bëhet sot kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar, duke zëvendësuar Keir Starmer. Lideri në largim do të mbajë fjalimin e tij të fundit si kryeministër, përpara se ai dhe Burnham të vizitojnë Mbretin Charles në Pallatin Buckingham.

Shefi i ri i qeverisë do të mbajë më pas fjalimin e tij në Downing Street. Ai do të premtojë “më shumë hapësirë për frymëmarrje” për Britaninë, ndërsa do të zotohet për një politikë më “të qëndrueshme dhe të përgjegjshme”. Analistët në Londër theksojnë se Burnham do të përpiqet të bëjë një revolucion, njësoj si Tony Blair, nga reforma e kujdesit shëndetësor deri te shtetëzimi i ujit.

Madje ka nga ata që mendojnë se ai mund ta kthejë Britaninë në BE. Liderja e Partisë Konservatore, Kemi Badenoch, i uroi kryeministrit të ri “çdo sukses”, por paralajmëroi se ai po e fillon punën e tij të re pa një “plan të qartë”. Burnham u bë udhëheqës i Partisë Laburiste, pasi Starmer humbi besimin dhe mbështetjen e anëtarëve të forcës politike.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.