Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh
BOTA

“Na duhen…”/ Zbulohet email-i sekret i ushtrisë amerikane, CENTCOM kërkon mënyra jokonvencionale për të ndëshkuar Iranin…

P
Piranjat 3 August 2026, 12:32 · 3 min lexim
“Na duhen…”/ Zbulohet email-i sekret i ushtrisë

Një komunikim i brendshëm i ushtrisë amerikane ka nxjerrë në pah shqetësimet dhe ngërçin strategjik të Uashingtonit ndaj Teheranit, pasi Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) ka kërkuar mënyra të reja, kreative dhe jokonvencionale për të ushtruar presion ndaj Iranit.

Sipas raportimit të CNN-it, një zyrtar i lartë i inteligjencës në CENTCOM u ka dërguar të mërkurën një email një numri të madh analistësh ushtarakë, duke u kërkuar propozime urgjente përballë opsioneve të ngushtuara. “Na duhen ide”, thuhej shprehimisht në mesazhin e brendshëm, transmeton Telegrafi, ku kërkoheshin mënyra të reja për ushtrimin e presionit dhe ndëshkimin e Iranit. Ekzistenca e këtij mesazhi është konfirmuar nga dy burime të njohura me komunikimin.

Kërkesa e pazakontë, e cila i ngjante një sesioni të gjerë për mbledhjen e ideve, shihet si tregues se administrata amerikane po përballet me një numër gjithnjë e më të kufizuar alternativash përballë Teheranit. Zyrtarët ushtarakë kanë prauar se dërgimi i një kërkese të tillë përmes emailit nuk është praktikë e zakonshme, ndërsa CENTCOM po shqyrton të gjitha mundësitë dhe po rivlerëson strategjinë e saj.

“Komanda Qendrore e SHBA-së ka një histori të gjatë të të menduarit dhe veprimit inovativ,” deklaroi kapiteni Timothy Hawkins, zëdhënës i CENTCOM-it.

Ky email u dërgua përpara kërcënimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për nisjen e sulmeve të reja ndaj Iranit. Trump më pas hoqi dorë nga operacioni i planifikuar gjatë fundjavës, pas ndërhyrjes së disa zyrtarëve rajonalë. Sipas raportimit, princi saudit i kurorës ishte ndër zyrtarët që e telefonuan Trumpin dhe i kërkuan të shmangte përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Trump deklaroi se sulmi i planifikuar ishte anuluar me kusht që Shtetet e Bashkuara dhe Irani të arrijnë shpejt një marrëveshje, duke pretenduar se ishte shënuar përparim në negociata, përfshirë çështjen e rihapjes së Ngushticës së Hormuzit. Megjithatë, mediat shtetërore iraniane nuk kanë dhënë shenja se Teherani ka kërkuar anulimin e sulmeve apo se ka ndryshuar qëndrimin lidhur me këtë korridor strategjik detar.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.