Napoli tronditet nga një tërmet 4.7 ballë, 21 të plagosur dhe dëme të shumta

Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë ka goditur zonën e Napolit dhe Fushat Flegreane në Itali.
Siç raportojnë mediat italiane, bilanci paraprak flet për 21 të plagosur, mes tyre dy në gjendje kritike, ndërsa dëme janë raportuar në disa ndërtesa dhe në portin e Pozzuolit.
Pas goditjes kryesore u regjistruan dhjetëra pasgoditje, duke detyruar mijëra banorë të kalojnë natën jashtë banesave nga frika e lëkundjeve të reja. Dëmet më të mëdha u raportuan në Pozzuoli, ku u shembën dy ndërtesa të pabanuara, ndërsa një pjesë e bankinës së portit pësoi dëmtime.
Kryetari i bashkisë së Bacolit, Josi della Ragione, e cilësoi lëkundjen si “më të fortën e regjistruar ndonjëherë”, duke urdhëruar çaktivizimin e zonave me trafik të kufizuar dhe mbledhjen e Qendrës Operative Komunale.
Autoritetet kanë evakuuar disa familje, kanë hapur zona emergjence dhe po kryejnë kontrolle në ndërtesa, spitale, infrastrukturën hekurudhore dhe portuale, ndërsa në disa zona vijojnë problemet me furnizimin me energji elektrike.
Lexo edhe
BOTA
Peruja drejt aleancës së Trump, qeveria e re synon t’i bashkohet “Mburojës së Amerikave” kundër trafikut të drogës

Valë e re Covid-i në Kinë, 79 mijë raste vetëm në korrik

Rritet bilanci i sulmit rus në Kiev, të paktën 9 të vrarë dhe 23 të plagosur

VIDEO/ Rrëzohet avioni strategjik amerikan

38-vjeçarja gjendet brenda një valixheje në Athinë, celulari i saj përdorej që të dukej se ishte gjallë

Trump tërhiqet nga premtimi për të lejuar Ukrainën të ndërtojë raketa Patriot

Meloni e tha dhe e bëri: Italia pezullon Marrëveshjen e Shengenit me Spanjën

Më shumë se gjysma e migrantëve kthehen në Marok pas kalimit masiv të kufirit drejt Ceutës





