Anticikloni afrikan sjell valë të forta të nxehti në Europë/ Italia ngre alarmin, edhe Shqipëria përfshihet nga temperaturat e larta
Një valë e fortë nxehtësie po prek pjesë të mëdha të Evropës, ndërsa meteorologët shpjegojnë se sh...
Një valë e fortë nxehtësie po prek pjesë të mëdha të Evropës, ndërsa meteorologët shpjegojnë se sh...
Prej afro 7 orësh, pasagjerë, kamionë dhe automjete janë bllokuar në tragetin e linjës Durrës-Bari. Trageti mbërriti ...
Vetëm përpara pak ditësh, Zlatko Dalic u largua nga pankina e Kroacisë pas 9 vitesh. Por Federata Kroate e Futbollit nuk humbi shumë ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se Uashingtoni do të marrë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit dhe se k&eu...
Përshkallëzohet ndjeshëm konflikti mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, ndërsa Teherani pretendon se ka ndërmarrë sulme nd...
Administrata Doganore e Portit të Durrësit ka bllokuar rreth 110 litra verë të paketuar në ambalazh tetra-pack, të konstatuara g...
Këngëtarja Enca ka “trazuar” rrjetin ditën e djeshme me një postim të bërë në rrjetet sociale, kur në...
Vëllai i një prej figurave më të njohura të krimit të organizuar në Ekuador është vrarë nga persona të ...
Ilir Selmanaj, një nga personat e akuzuar për përfshirje në çështjen e bujshme të vrasjes së ish-oficerit të Po...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të shërbimit spitalor, ishin në dispozicion 8,911 shtretër, sipas...

Paleontologët në Tajlandë kanë zbuluar një specie të re dinozauri nga fosilet e gjetura në provincën Kalasin, në verilindje të vendit.
Dinozauri, i quajtur “Uragasaurus kalasinensis”, ishte barngrënës dhe mendohet se ka jetuar rreth 150 milionë vjet më parë, gjatë periudhës së Jurasikut të Vonë.
Ai kishte një qafë jashtëzakonisht të gjatë dhe arrinte deri në 20 metra gjatësi, afërsisht sa gjatësia e një fushe kriketi.
Sipas Dr. Apirat Nilphanaphan, autorit kryesor të studimit nga Universiteti Mahasarakham, fosili është pjesë e një koleksioni të madh të zbuluar në zonën Phu Noi.
Vendi u identifikua për herë të parë në vitin 2008, pasi një banor gjeti fragmente që i ngjanin luspave të një gjarpri.
Kur studiuesit nisën gërmimet, ata zbuluan dhëmbë, kocka dhe shumë fosile të tjera dinosaurësh.
Mbi 90% e fosileve të nxjerra nga kjo zonë, i përkisnin dinosaurëve.
Fosili që zbuloi specien e re
Zbulimi i species së re u bë falë një rruaze të shtyllës kurrizore (një kockë nga pjesa e mesme ose e sipërme e shpinës), e cila kishte veçori që nuk ishin parë më parë.
Përmes një skanimi me tomografi kompjuterike (CT), studiuesit përcaktuan se dinozauri i përkiste familjes “Mamenchisauridae”, një grup dinozaurësh gjigantë me qafë shumë të gjatë, të cilët e përdornin atë, për të arritur bimësinë në lartësi të ndryshme.
Deri më tani, shumica e fosileve të kësaj familjeje janë gjetur në Kinë, ndaj ky është zbulimi i parë i këtij lloji në Tajlandë.
Çfarë e bën të veçantë?
Skanimi zbuloi edhe disa karakteristika unike. Njëra prej tyre ishte një strukturë në formën e shkronjës “Y” e disa zgjatimeve kockore që forcojnë rruazën e shtyllës kurrizore.
Gjithashtu, dinozauri kishte një sistem zgavrash ajri brenda kockave, me një formë që nuk është vërejtur te asnjë dinosaur tjetër i njohur deri më sot.
“Këto veçori nuk i ka asnjë dinozaur tjetër në botë. Pikërisht kjo e bën një specie të re”, tha Dr. Nilphanaphan.
Studimi është publikuar këtë javë në revistën shkencore “Nature”.
Një tjetër zbulim i rëndësishëm
Në muajin maj, shkencëtarët njoftuan edhe zbulimin e një tjetër dinozauri barngrënës me qafë të gjatë në Tajlandë, të quajtur “Nagatitan”.
Ai konsiderohet dinozauri më i madh i zbuluar ndonjëherë në Azinë Juglindore, me një peshë rreth 27 tonë (sa nëntë elefantë aziatikë të rritur) dhe një gjatësi prej 27 metrash.
Në javët pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia , qeveritë perëndimore nisën një nga operacionet më të...
Ish-kampioni i WWE, Jake Hager, i njohur për publikun e mundjes si Jack Swagger, është nokautuar brutalisht gjatë paraqitjes së tij t...
Një 32-vjeçare në Britaninë e Madhe ka mbetur e plagosur rëndë pasi u sulmua nga qeni që kishte adoptuar vetëm tre j...
Presidenti Trump nënshkroi një marrëveshje që, sipas Iranit, i jepte atij kontrollin e rrugëve ujore - dhe furnizimeve globale me ene...
Një tajfun i fuqishëm ka goditur Kinën, duke detyruar autoritetet të evakuojnë rreth dy milionë persona nga zonat e rrezikuara n...
Bilanci i viktimave nga dy tërmetet shkatërruese që goditën Venezuelën më 24 qershor ka arritur në 4,490 të vdekur, nd...
Një sulm me dron ndaj një platforme nafte në det të hapur në Kuvajt ka rritur shqetësimet për sigurinë e infrastruktur...
Një sulm me dhjetëra dronë ka goditur gjatë natës rajonin e Moskës, duke shkaktuar vdekjen e tre personave dhe plagosjen e pes&e...
Një incident sigurie në Gjirin Persik ka ngritur shqetësime të reja për komunitetin global detar, pasi një struktur&eu...
Evropa po përballet me një sfidë të madhe për të forcuar mbrojtjen e saj, ndërsa dekadat e nëninvestimit në sektori...