Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha fton partitë për bashkim: Bashkohem që nesër me cilindo që synon largimin e Ramës Sazani, Jared Kushner dhe fitorja e Jon Ossoff/ Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane Mbi 10 ton kokainë/ Banda shqiptare kishte vendosur mbi paketim edhe adresat ku do dërgohej droga Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris: Fitimet janë marramendëse KE e quan të mbyllur vetingun, GJK kthehet në ‘sekretare’ të ONM-së, i shtojnë mandatin dhe rrisin kostot... Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve në polici “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa... Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin 
SHOWBIZ

NBC News: Rama mbron financimin me 4 mln euro për koncertin e Kanye West mes zemërimit publik

P
Piranjat 8 July 2026, 20:03 · 3 min lexim
NBC News: Rama mbron financimin me 4 mln euro për koncertin e Kanye West

Mediat amerikane i kanë kushtuar vëmendje vendimit të qeverisë shqiptare për financimin me 4 milionë euro të koncertit të reperit amerikan Kanye West në Tiranë.

Në artikullin e saj, NBC News raporton se artisti, i njohur edhe si Ye, është ndaluar të performojë në disa vende evropiane këtë verë pas deklaratave të tij kontroverse, ndërsa trajton edhe reagimet që ka shkaktuar financimi publik i koncertit dhe mbrojtjen që i ka bërë këtij vendimi kryeministri Edi Rama.

Artikulli i publikuar nga NBC News:

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mbrojti të mërkurën vendimin për të shpenzuar 4 milionë euro (4.56 milionë dollarë) nga fondet publike për koncertin e reperit amerikan Kanye West, duke u përpjekur të zbusë reagimet e forta që ka shkaktuar ky vendim. Çështja ka shtuar gjithashtu tensionet në protestat qytetare dhe kërkesat për dorëheqjen e tij.

Kanye West, i njohur edhe me emrin Ye, është ndaluar të performojë në disa vende evropiane gjatë kësaj vere, pas deklaratave të tij, të cilat kanë përfshirë lavdërime për Adolf Hitlerin dhe përmbajtje me simbole naziste. Më vonë, ai ka kërkuar falje për një pjesë të këtyre deklaratave.

Koncerti, i planifikuar të mbahet më 11 korrik në periferi të Tiranës, do të zhvillohet në një stadium të përkohshëm, i ndërtuar posaçërisht për këtë ngjarje.

"Ne akorduam 4 milionë euro në momentin e fundit për të shmangur turpërimin e Shqipërisë përballë afro 25 mijë vizitorëve të huaj nga 80 vende, të cilët kishin blerë tashmë biletat për të parë Kanye West, ndërsa shumë të tjerë kishin frikë se koncerti mund të anulohej", deklaroi kryeministri Edi Rama në Facebook.

Rama shtoi se aktiviteti pritet t'i sjellë ekonomisë shqiptare të paktën 100 milionë euro të ardhura, pas rritjes së ndjeshme të rezervimeve në strukturat akomoduese gjatë periudhës së koncertit.

Deklarata e kryeministrit u shoqërua me një valë komentesh kritike në faqen e tij në Facebook.

"Shqipëria turpërohet kur mirëpret një këngëtar që admiron Hitlerin", shkroi një komentues. "Turp! Jo me paratë e mia", shkroi një tjetër.

Protesta të përditshme zhvillohen në Tiranë prej më shumë se një muaji. Ato nisën pas planeve për ndërtimin e një resorti luksoz nga Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump.

Më pas, protestuesit kanë kundërshtuar edhe projekte të tjera zhvillimi në bregdet, pranë zonave të mbrojtura, si dhe kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar qeverinë e tij për korrupsion. Rama i ka mohuar këto akuza.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.