Microsoft ofron largim vullnetar nga puna për rreth 60,000 punonjës!
Microsoft po ofron një plan të ri për largim vullnetar nga puna për rreth 60,000 punonjës në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Indi dh...
Microsoft po ofron një plan të ri për largim vullnetar nga puna për rreth 60,000 punonjës në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Indi dh...
Në fjalën e saj në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme, deputetja e PD, Albana Vokshi ka ngritur me tone të forta &cce...
Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me konfliktin mes GJKKO dhe Dhomës Kombëtare të Avokatisë, duke pr...
Numri i aksidenteve rrugore në Shqipëri ka vijuar të rritet gjatë vitit 2026, duke arritur në 1,090 aksidente në periudh&eu...
Një operacion i gjerë policor është zhvilluar mëngjesin e kësaj të marte në Bashkinë Bakirkoy të Stambollit, n...
Studentët e Universitetit të Mjekësisë kanë nisur marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, ku kanë paralajmëru...
Barcelona ka regjistruar të ardhura rekord nga shitja e biletave për ndeshjen ndaj Real Madridit, të zhvilluar të dielën. Klubi katala...
Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në një konferencë për mediat, ka bërë me dije të shtunën me 31 t...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ashpërsuar sulmin ndaj të kundërt që marrin pjesë në protestat, duke akuzuar kry...
Një operacion i pazakontë është ndërmarrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mijëra trungje pemësh j...

Nga Mithil Aggarwal, Raf Sanchez dhe Mo Abbas
Dhëndri i presidentit Donald Trump ka gjetur një kundërshtar të ri dhe të fuqishëm: një flamingo rozë. Ky zog i mbrojtur është kthyer në simbolin e një lëvizjeje proteste në rritje kundër një plani të mbështetur nga Jared Kushner për ndërtimin e një resorti luksoz në bregdetin piktoresk të Adriatikut.
Projekti me vlerë 1.6 miliardë dollarë ka nxjerrë mijëra protestues në rrugët e kryeqytetit shqiptar, disa prej tyre duke mbajtur flamingo të fryra plastike, për shkak të frikës se kompleksi turistik i planifikuar kërcënon një zonë ekologjikisht të ndjeshme, e cila përfshin plazhe të paprekura dhe shumë specie të mbrojtura.

Protestat e mëdha në Tiranë këtë javë u shoqëruan me thirrje si "Shqipëria nuk është në shitje", ndërsa demonstruesit u përplasën me policinë, e cila përdori topa uji për shpërndarjen e tyre. Të enjten, protestuesit u mblodhën para rezidencës së kryeministrit Edi Rama, duke brohoritur "revolucion" dhe duke kërkuar dorëheqjen e tij.
Projekti po udhëhiqet nga kompania Affinity Partners, firma investuese e Kushnerit. Ai përfshin plane për zhvillimin e një pjese të vijës bregdetare në zonën e mbrojtur të deltës së Vjosë-Nartës dhe në ishullin e pabanuar të Sazanit, i cili dikur shërbente si bazë sekrete ushtarake gjatë regjimit komunist.
Ishulli, me një sipërfaqe prej rreth 5.7 kilometrash katrorë, është afërsisht dy herë më i madh se parku qendror i Nju Jorkut, Central Park, megjithëse sipas projektit vetëm një pjesë e territorit do të ndërtohet.
Kritikët e projektit akuzojnë Ramën se po përpiqet të fitojë simpatinë e Shtëpisë së Bardhë përmes këtij investimi, i cili u miratua vetëm pak ditë përpara se Trump të merrte detyrën vitin e kaluar.
Ata gjithashtu druhen se projekti mund të ndikojë negativisht në plazhet e paprekura të ishullit dhe në zonat me biodiversitet të rëndësishëm, duke zhvendosur mijëra zogj shtegtarë që kalojnë nëpër këtë rajon.
Kjo është gjithashtu e vetmja zonë në Shqipëri ku flamingot shumohen natyrshëm.
"Është një nga habitatet më të mahnitshme që kemi për sa i përket zonave të mbrojtura dhe ligatinave bregdetare," tha për NBC News ambientalisti Joni Vorpsey, drejtues në organizatën joqeveritare "Mbrojtja dhe Ruajtja e Mjedisit Natyror në Shqipëri". "Kur ndodhesh atje, është sikur të jesh në një përrallë."
Për Vorpseyn dhe shumë shqiptarë të tjerë, zona e Vjosë-Nartës është një "qendër magjike", ku mund të shihen delfinë, breshka deti dhe madje edhe foka mesdhetare. Pamjet grafike të projektit që Kushner publikoi në Instagram vite më parë shtuan shqetësimet, por protestat shpërthyen vetëm kur javët e fundit mbërritën makineri të rënda në një nga kantieret në Gadishullin e Zvërnecit.
"Nga vizualizimet që kemi parë, gjithçka duket e tmerrshme," tha Vorpsey. "Ndërtimi do të shkatërrojë atë pjesë të natyrës dhe do të hapë rrugën për zhvillimin e gjithë vijës bregdetare brenda zonës së mbrojtur."

Rama e ka mbrojtur projektin, duke argumentuar se ai do të ndihmojë në forcimin e pozicionit të Shqipërisë si destinacion turistik dhe do të sjellë përfitime ekonomike. Ai e mbështeti projektin disa herë gjatë javës në postime në Facebook dhe kritikoi kundërshtarët e tij.
Në një video të publikuar të martën, ai tha se projekti pasqyron ambicien për të krijuar "destinacionin më tërheqës në këtë anë të Mesdheut."
Rama dhe zhvilluesit duket se janë në të njëjtën linjë. Ivanka Trump, e martuar me Kushnerin, e ka promovuar projektin disa herë që nga shpallja e tij në vitin 2024. "Është një ishull privat i pabesueshëm dhe i bukur në mes të Mesdheut," tha ajo në një intervistë javën e kaluar me podkasterin e biznesit David Senra. Zhvilluesit kanë deklaruar se fokusi i tyre do të jetë "menaxhimi i përgjegjshëm dhe përmirësimi mjedisor."
Megjithatë, Vorpsey argumenton se plani synon "urbanizimin dhe transformimin e plotë të një zone natyrore."

Planet e shpallura nga Kushner në vitin 2024 përfshinin gjithashtu një investim për ndërtimin e një hoteli luksoz në ish-shtabin e ushtrisë në kryeqytetin serb, Beograd.
Projekti në Beograd u anulua pas protestave në rrugë vitin e kaluar.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Anna Kelly, deklaroi për NBC News se Kushner është një "vullnetar" dhe se aktivitetet e tij private të biznesit "nuk kanë asnjë lidhje me Presidentin apo administratën."
E pyetur nëse qeveria e Ramës e kishte miratuar projektin për të fituar simpatinë e Trumpit, ajo u përgjigj:
"Kjo është e njëjta narrativë e lodhur që demokratët kanë përdorur kundër Presidentit Trump, familjes së tij dhe administratës së tij për një dekadë."
Kryeministri Rama, Affinity Partners dhe Asher Abehsera, kryetar i kompanisë që po zhvillon projektin, nuk iu përgjigjën kërkesave të NBC News për koment./Përktheu Piranjat News, marrë nga NBC NEWS
Një individ me një të kaluar shumë të dyshimtë, i cili nga njëra anë fuste lugën, në tjetrën garuzhden,...
Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Morinë–Kukës, ku një 43-vjeçare që udhëtonte nga Koso...
Eshtë zbardhur denoncimi i plotë në polici i çobanit si dhe hetimet e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore që po heton ...
Ka një fakt që, çdo ditë që kalon, bëhet më i pashpjegueshëm: asnjë nga investitorët e Zvërnecit nuk ...
Antidroga e Tiranës arrestoi sot Gëzim Muhametin, i njohur edhe me nofkën “Gëzim Qorri”. Muhameti dyshohet se prej më shu...
Ndërsa kryeministri Edi Rama deklaroi në podkastin e tij se protestat po ndikojnë negativisht te rezervimet turistike dhe po krijojnë pasi...
Është dhënë sot masa e arrestit me burg për Violand Braçellari, autor i vrasjes së efektivit Enea Mekolli, gjatë nj&...
Shqiptarët që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar kanë zhvilluar për të dytën ditë radhazi një tubim ...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë së Piranjat News, për të denoncuar pamjet skandaloze në qytetin e Vlorës, ...
Një i dyshuar me shtetësi shqiptare, i vendosur në Belgjikë, ishte nën përgjim. Kur nuk fliste për aktivitetet e tij të...