Ndihmoi autoritetet kosovare për zbulimin e varrit masiv në Zubin Potok, Beogradi arreston serbin për spiunazh!

Një serb nga Kosova, i cili bashkëpunoi me autoritetet e Kosovës për zbulimin e varrit masiv në Zubin Potok është arrestuar nga autoritetet serbe nën dyshimin për veprën penale të spiunazhit.
Autoritetet serbe njoftuan se kanë ndaluar serbin nga Kosova me inicialet R.T., duke pretenduar se për një periudhë të gjatë ka bashkëpunuar me institucionet e Kosovës. Sipas tyre, ai ka mbledhur dhe përcjellë informacione për ish-pjesëtarë dhe pjesëtarë aktivë të Ushtrisë, Policisë dhe strukturave të tjera të sigurisë së Serbisë. Prokuroria serbe pretendon se si pasojë e këtij bashkëpunimi janë arrestuar disa serbë në Zubin Potok.
Arrestimi ndodh vetëm pak ditë pasi Prokuroria Speciale e Kosovës arrestoi dy persona të dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile në rajonin e Mitrovicës. Në kuadër të të njëjtit hetim, prokuroria zhvilloi gërmime në një fshat të Zubin Potokut, ku dyshohet se ndodhen mbetje mortore të personave të zhdukur gjatë luftës.
Ministri në detyrë i Qeverisë së Kosovës, Andin Hoti, reagoi duke deklaruar se R.T. është personi që kishte ndihmuar autoritetet e Kosovës në zbulimin e varrit masiv në Zubin Potok. Ai e cilësoi arrestimin si një përpjekje për të penguar zbardhjen e së vërtetës, duke thënë se Serbia vazhdon të mbrojë autorët e krimeve të luftës dhe të fshehë dëshmitë për to.
Autoritetet serbe nuk e kanë lidhur zyrtarisht arrestimin me hetimet për varrin masiv, por e bazojnë çështjen në dyshimet për spiunazh. Ndërkaq, autoritetet e Kosovës e konsiderojnë arrestimin si të lidhur me bashkëpunimin e R.T. në hetimet për krimet e luftës.
Lexo edhe
BOTA
Mesdheu po ndryshon përgjithmonë! Shkencëtarët japin alarmin: Speciet pushtuese po zhdukin peshqit vendas! Ja shkaku

Kriza e migracionit në Ceuta! "Sanchez, kopil, jep dorëheqjen" - Pritje "e ngrohtë" për Kryeministrin spanjoll

Nga mungesa e ujit te zjarret, vala e të nxehtit paralizon disa vende të Evropës

VIDEO/ E pazakontë në Izrael, ushtarët lënë armët dhe largohen nga baza. Ja ndaj kujt protestojnë

Historia e Ceutës, enklavës spanjolle në Marok ku bashkëjetojnë myslimanët, hebrenjtë dhe hindutë

Meloni kërcënon Spanjën për migrantët: Jemi të gatshëm të pezullojmë Shengenin

32 mln njerëz të diagnostikuar me HIV/ OBSH ngre alarmin: Rriten infeksionet seksualisht të transmetueshme

Aksidentohet autobusi në Algjeri, të paktën 25 të vdekur dhe 44 të plagosur





