Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve në polici “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa... Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin  VIDEO/ Dalin pamjet, momenti kur klani i shqiptarit Klod Cara hedh në erë bizneset Zbardhen mesazhet/ Eksperti i çoi Agasit letrat e ekspertimit të makinës, 3 ditë para se t’ia dërgonte SPAK... Qëlloi me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari Berisha: Balluku, “mur i pakalueshëm” në rrugën drejt BE-së "E kam shoqe të ngushtë"/ Zbardhen mesazhet e Ergys Agasit me izraelitët për Vlora Hysenin: Jemi me fat
BOTA

Nëna dhe djali mes 5 të vrarëve pas një serie të shtënash, vajza 13-vjeçare 'heroinë' në luftë me jetën

P
Piranjat15 August 2026, 21:10 · 3 min lexim
Nëna dhe djali mes 5 të vrarëve pas një serie të

Një nënë dhe djali i saj janë identifikuar si viktimat e para të një serie të tmerrshme të shtënash, ku mbetën të vrarë gjashtë persona, përfshirë edhe autorin e dyshuar të sulmit.

Vajza e saj adoleshente mbeti në gjendje kritike pas të shtënave, të cilat lanë viktima në tre vende të ndryshme në zonën veriore të Lower Michigan të SHBA.

Policët u thirrën në një banesë në Lake Township rreth orës 11:40 të paradites të së premtes, pasi 13-vjeçarja Bella Everitt telefonoi numrin e emergjencës 911 dhe raportoi për një të shtënë me armë.

Pas mbërritjes në vendngjarje, efektivët gjetën trupat e pajetë të Amanda Everitt, 40 vjeçe, djalit të saj Eric, 16 vjeç, si dhe një burri 45-vjeçar, identiteti i të cilit ende nuk është bërë publik.

Efektivët gjetën Bellën me katër plagë plumbi. Ajo u dërgua në një spital të zonës në gjendje kritike, por aktualisht gjendja e saj është stabilizuar. Në telefon, adoleshentja e tmerruar arriti të identifikonte personin që e kishte qëlluar, bëri të ditur gjyshi i saj, David Everitt, në një postim në Facebook, duke e cilësuar atë si një “heroinë”.

“Kjo botë sapo humbi dy njerëz të mrekullueshëm dhe një tjetër po lufton për jetën”, shkroi ai.

“Vajza ime Amanda dhe dy fëmijët e saj të mrekullueshëm u qëlluan me armë në shtëpinë e tyre dje. Amanda dhe djali i saj Eric shkuan të prehen pranë Zotit, ndërsa mbesa jonë Bella po lufton për jetën në një spital në Grand Rapids.

“Kjo është lutja ime për të gjithë njerëzit në këtë planet: mësojuni fëmijëve tuaj dhembshurinë dhe mirësinë, jo urrejtjen dhe dhunën, në mënyrë që prindërit dhe familjarët të mos detyrohen të varrosin fëmijët, vëllezërit dhe motrat e tyre. “Ky ishte një akt frikacak i kryer nga një njeri i keq dhe shpresoj që ferri t’i japë atë që meriton…” /PiranjatNews/

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.