Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
BOTA

Nënë e bir gjenden të vdekur në garazhin e shtëpisë. I riu sapo ishte bërë baba

P
Piranjat21 September 2026, 19:14 · 4 min lexim
Nënë e bir gjenden të vdekur në garazhin e

Një grua 37-vjeçare, Rosalia La Manna, dhe djali i saj 21-vjeçar, Vincenzo Troia, janë gjetur të vdekur në garazhin e banesës së tyre në Partinico, në zonën e Palermos në Itali.

Dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar nga gazrat e çliruar nga dy cisterna, të cilat, sipas konstatimeve të zjarrfikësve, ishin të mbushura me dioksid karboni.

Në vendngjarje po operojnë ekipet e shpëtimit të njësisë NBCR, të cilët kanë hyrë në garazh të pajisur me bombola oksigjeni.

Hetimet vijojnë

Në garazhin ku ndodhi tragjedia ndodheshin dy cisterna të groposura. Rosalia La Manna, pronare e një ndërmarrjeje bujqësore, i përdorte ato për të ruajtur rrjetat që përdoreshin për mbledhjen e ullinjve.

Rrjetat, të lëna për rreth një vit në cisterna, dyshohet se ishin dekompozuar dhe kishin shkaktuar prodhimin e dioksidit të karbonit.

“Në ato depozita nuk kishte oksigjen”, konstatuan zjarrfikësit.

Sipas rindërtimit paraprak të ngjarjes, gjatë paradites djali i gruas, Vincenzo Troia, kishte zbritur në njërën prej cisternave për të marrë rrjetat. Ai nuk mundi të shpëtonte dhe humbi jetën si pasojë e helmimit.

Nëna e tij, pasi nuk e pa të dilte nga cisterna, dyshohet se shkoi në garazh për të kontrolluar se çfarë kishte ndodhur me të. Ajo humbi jetën gjithashtu.

Hetimet, të drejtuara nga karabinierët, vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e tragjedisë.

Ai ishte bërë baba vetëm pak muaj më parë

Dhimbjes së familjes i shtohet edhe një tjetër tragjedi. Sipas të dhënave të bëra publike, Vincenzo Troia ishte bërë baba vetëm pak muaj më parë. Djali i tij kishte lindur në muajin maj.

Troia jetonte së bashku me partneren në një banesë që ndodhej pikërisht përballë shtëpisë së prindërve të tij, ku ndodhi tragjedia.

Një familje e angazhuar në bujqësi

Familja ishte prej kohësh e angazhuar në sektorin bujqësor dhe drejtonte një aktivitet familjar. Rosalia rezultonte zyrtarisht pronare e një ndërmarrjeje bujqësore organike, ndërsa aktiviteti i përditshëm drejtohej nga djali dhe bashkëshorti i saj.

Babë e bir punonin kryesisht si traktoristë, duke kryer punime në tokat bujqësore në emër të pronarëve të zonës. Vincenzo, së bashku me të atin, kishte blerë një traktor të gjeneratës së fundit, i cili do t’u mundësonte të kryenin edhe punime që më parë nuk ishin të mundura.

Kryebashkiaku: “Partinico u zgjua e tronditur”

“Komuniteti ynë vajton vdekjen e të riut Vincenzo dhe nënës së tij”, deklaroi kryebashkiaku i Partinico-s, Pietro Rao.

“Viktima të një tragjedie të tmerrshme brenda një cisterne të nëndheshme, e cila dikur përdorej për ruajtjen e verës dhe sot ishte kthyer në një depo nëntokësore.

Sipas hipotezave të para, të cilat ende po shqyrtohen nga autoritetet kompetente, helmimi mund të jetë shkaktuar nga prania dhe akumulimi i gazrave jashtëzakonisht të rrezikshëm, kryesisht dioksidit të karbonit, ndoshta të shoqëruar edhe me substanca të tjera toksike.

Do të jenë ekspertizat teknike ato që do të përcaktojnë me saktësi shkaqet e ngjarjes”, përfundoi kryebashkiaku. /PiranjatNews/

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.