Netanyahu: Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi!

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi mënyrën apo rrethanat e incidentit të dyshuar.
Deklarata u bë gjatë një bisede telefonike me korrespondentin ushtarak të Channel 14, Noam Amir, e cila u transmetua të hënën.
“Ky është një rast i pabesueshëm. Irani shënjestroi një nga djemtë e mi. U përpoq ta vriste atë”, deklaroi Netanyahu.
I pyetur nëse informacioni për këtë rast ishte pjesë e të dhënave që i ishin komunikuar, kryeministri izraelit e përsëriti pretendimin, duke e lidhur atë me nevojën për forcimin e masave të sigurisë.
Sipas Netanyahut, kërcënimi e bën edhe më të rëndësishme marrjen e masave mbrojtëse, pasi pa këto masa, sulmi ndaj djalit të tij mund të kishte përfunduar ndryshe.
Në të njëjtën kohë, kryeministri izraelit bëri thirrje për përmbajtje, veçanërisht në një periudhë të ndjeshme politike dhe elektorale.
Netanyahu tha gjithashtu se kishte kontaktuar kreun e Shin Bet, David Zini, të cilit i kishte kërkuar që të garantonte mbrojtje të përshtatshme për të gjithë kandidatët për postin e kryeministrit.
Lexo edhe
BOTA
Oqeanet dhe detet, kurrë më të nxehta! Super El Niño thyen rekordin e mijëra viteve, shkencëtarët vënë alarmin

“Provokimet do të shumëfishohen”/ Macron paralajmëron NATO-n: Duhet të jemi të vendosur përballë Moskës

VIDEO/ Sekuestrohen 1.4 ton kokainë, arrestohet kreu i bandës "Fanchos"

Guardian: Si po shkërmoqet në pak muaj shteti autokratik i Orbanit

VIDEO/ Ndodh edhe kjo! I riu ecën me shpejtësi me derën hapur dhe muzikë të lartë në tunel





