Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin
BOTA

Avionët F-35 për Turqinë, Netanyahu kërkesë SHBA

P
Piranjat 6 July 2026, 19:20 · 3 min lexim
Avionët F-35 për Turqinë, Netanyahu kërkesë SHBA

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të mos vijojnë me shitjen e sistemeve të avancuara të armëve Turqisë, duke argumentuar se një vendim i tillë do të cenonte ekuilibrin strategjik në Lindjen e Mesme.

Në një intervistë për Fox News, Netanyahu e kritikoi ashpër Ankaranë, duke e cilësuar Turqinë si “një regjim të ndikuar nga Vëllazëria Myslimane”.

Ai deklaroi se Ankarasë nuk duhet t’i jepen avionët luftarakë F-35 apo motorët F110 për flotën e saj ajrore.“Nuk besoj se atyre duhet t’u jepen F-35 ose motorë për avionët e tyre luftarakë”, tha Netanyahu, duke reaguar ndaj deklaratave të Presidentit amerikan Donald Trump, i cili muajin e kaluar la të kuptohej se mund të mbështeste shitjen e motorëve F110 për avionët turq dhe rikthimin e Turqisë në programin F-35.

Sipas kryeministrit izraelit, një zhvillim i tillë do të “përmbyste ekuilibrin e fuqisë në Lindjen e Mesme”, i cili, sipas tij, mbështetet në epërsinë ajrore të Izraelit dhe praninë ushtarake amerikane në rajon.

Netanyahu u shpreh se Turqia është “një vend i madh”, por drejtoi kritika të forta ndaj presidentit Rexhep Tajip Erdogan, duke pretenduar se ai “e kërcënon hapur Izraelin me shkatërrim” dhe duke përmendur gjithashtu praninë ushtarake turke në pjesën veriore të Qipros.

Duke folur për marrëdhëniet me presidentin amerikan Donald Trump, Netanyahu tha se mes tyre ekziston një bashkëpunim i ngushtë, pavarësisht disa mospajtimeve.

“Ne i shohim pothuajse të gjitha në të njëjtën mënyrë. Kemi mosmarrëveshje herë pas here, por i zgjidhim ato sepse jemi aleatë”, u shpreh ai, duke shtuar se të dy liderët diskutojnë hapur për çështjet ku kanë qëndrime të ndryshme.

Sa i përket Iranit, Netanyahu përsëriti se Teherani nuk duhet të lejohet të sigurojë armë bërthamore apo mjetet për përdorimin e tyre.

“Kjo është një luftë për lirinë kundër fanatizmit”, deklaroi ai, duke e cilësuar Iranin si një kërcënim jo vetëm për Izraelin, por edhe për interesat amerikane.

Kryeministri izraelit tha gjithashtu se dobësimi i ndikimit të Iranit në rajon mund të krijojë kushte për përparim në procesin e paqes me Libanin dhe për marrëveshje të reja rajonale.

Në fund të intervistës, me rastin e 250-vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, Netanyahu e cilësoi Amerikën si “një forcë të madhe për të mirën”, duke shtuar se “pa Amerikën nuk do të kishte demokraci apo liri në botë”.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.