Netanyahu mohon përçarjen me Trump: Jo gjithmonë biem dakord, por është miku ynë më i mirë

Benjamin Netanyahu ka hedhur poshtë zërat për një përçarje mes tij dhe Presidentit Donald Trump. “Nuk mendoj se ka ndonjë përçarje midis nesh'', është shprehur Netanjahu, duke shtuar se Trump është udhëheqësi i SHBA-ve dhe bën atë që është e mirë për Amerikën.
"Unë jam udhëheqësi i Izraelit dhe bëj atë që është më e mira për Izraelin. 99% të kohës biem dakord, por si në çdo familje, ndonjëherë ka mosmarrëveshje dhe flasim hapur për to", tha kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një intervistë me “Fox News”
"Pyetja e vërtetë është nëse kemi qëllime të ndryshme në lidhje me Iranin dhe përgjigjja është jo: ne duam që Irani të heqë dorë nga programi i tij bërthamor, të heqë uraniumin e pasuruar dhe të çmontojë objektet e tij bërthamore. Presidenti Trump beson se, pas dy luftërave me Iranin, ai do të jetë në gjendje të ushtrojë presion në negociata për të arritur këto qëllime. Shpresoj që ai të ketë sukses. Për sa kohë që unë jam kryeministër i Izraelit, Irani nuk do të ketë armë bërthamore”, shprehet ai.
Kur u pyet për komentet e Zëvendëspresidentit Vance, i cili në javët e fundit u kërkoi anëtarëve të qeverisë izraelite të mos kritikojnë Uashingtonin, "aleatin e vetëm të mbetur të Izraelit në botë", Netanyahu deklaroi: "Unë e respektoj JD Vance, kemi një marrëdhënie shumë të mirë, por kjo nuk do të thotë që gjithmonë biem dakord. Donald Trump është miku më i mirë që kemi pasur ndonjëherë në Shtëpinë e Bardhë”.
Lexo edhe
BOTA
Panik në ajër, aeroplani goditet nga një fishekzjarr gjatë uljes në Çikago, piloti: Dëgjuam një shpërthim të fortë

Macron pritet të vizitojë Sirinë, çfarë do diskutojë me presidentin e vendit

Pas pesë muajsh ndërprerje, Irani dhe Katari rifillojnë tregtinë detare

Zjarre të mëdha në Francë, Spanjë dhe Portugali! Dhjetëra mijëra hektarë të djegur

Moska kërcënon Poloninë: Prodhoni dronë për Kievin por duhet të reflektoni për sigurinë tuaj, lufta me Perëndimin është e vërtetë!...

Evropa digjet nga i nxehti/ Shkencëtarët japin alarmin: Temperaturat do të bëhen edhe më ekstreme

Trump bisedë telefonike me Putin dhe Zelenskyn, diskutohet fundi i luftës

Hije skandali mbi Nigel Farage/ “Babai i Brexit” akuzohet nga media se përfitoi para nga një i dënuar në SHBA





