Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha fton partitë për bashkim: Bashkohem që nesër me cilindo që synon largimin e Ramës Sazani, Jared Kushner dhe fitorja e Jon Ossoff/ Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane Mbi 10 ton kokainë/ Banda shqiptare kishte vendosur mbi paketim edhe adresat ku do dërgohej droga Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris: Fitimet janë marramendëse KE e quan të mbyllur vetingun, GJK kthehet në ‘sekretare’ të ONM-së, i shtojnë mandatin dhe rrisin kostot... Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve në polici “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa... Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin 
BOTA

Netanyahu provokon Londrën me deklaratën e bujshme: “Republika Islamike e Britanisë”, paralajmërim dhe për Iranin

P
Piranjat14 August 2026, 14:24 · 2 min lexim
Netanyahu provokon Londrën me deklaratën e bujshme: “Republika

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka shkaktuar reagime me disa deklarata provokuese ndaj Britanisë së Madhe gjatë një interviste në studio, ku foli për zhvillimet demografike dhe politike në Evropë.

Në një ton më të relaksuar, ai bëri një koment sarkastik për shoqërinë britanike, duke thënë se Britania mund të quhet “Republika Islamike e Britanisë”.

“Dikush ka thënë se republika e parë islamike me armë bërthamore do të jetë Republika Islamike e Britanisë”, tha ai, duke iu referuar në mënyrë indirekte edhe arsenalit bërthamor britanik.

Megjithatë, deklaratat për Britaninë shërbyen si hyrje për mesazhin kryesor të Netanyahut, i cili ishte i drejtuar ndaj Iranit.

Duke iu referuar me sarkazëm arsenaleve bërthamore të Britanisë dhe Iranit, kryeministri izraelit tha “ne kujdesemi që të mos ketë edhe një tjetër, e dini, në Iran”.

Deklaratat e kryeministrit izraelit mund të shkaktojnë reagime diplomatike në Londër, veçanërisht për shkak të natyrës së tyre provokuese ndaj një prej aleatëve të Izraelit në Evropë.

Netanyahu ka qenë vazhdimisht i ashpër ndaj Iranit, të cilin Izraeli e konsideron një nga kërcënimet kryesore për sigurinë e tij. Komentet e fundit vijnë në një periudhë tensionesh të larta në marrëdhëniet mes Izraelit dhe Iranit. 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.