Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,... 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ...
BOTA

Nga Londra në Mesdhe: Kroçera e orgjive për gra biznesmene

P
Piranjat27 July 2026, 09:22 · 2 min lexim
Nga Londra në Mesdhe: Kroçera e orgjive për gra biznesmene

Detet e Mesdheut, dikur rrugë historike lundrimi, janë shndërruar në skenën e një eksperimenti social që, sipas kritikëve, po trondit themelet e shoqërisë dhe po godet institucionin e familjes.

Kompania britanike “Killing Kittens”, e themeluar nga sipërmarrësja Emma Sayle dhe e kthyer në një biznes me vlerë rreth 15 milionë paund, ka organizuar kroçerën e parë seksuale, duke e paketuar këtë nismë nën kauzën e të ashtuquajturit “fuqizim i grave”, siç e prezanton vetë kompania.

Ky udhëtim i pazakontë, i dokumentuar nga afër nga gazetarja e “The Times”, Sophia Money-Coutts, u nis nga Barcelona drejt Monakos, Italisë dhe anasjelltas, duke transportuar rreth 630 pasagjerë. Përbërja e këtij grupi, që përfshinte persona nga 24 deri në 74 vjeç, sipas zërave kritikë, pasqyron degradimin e strukturave tradicionale, ku kufijtë e moshës dhe të etikës publike shkrihen në emër të argëtimit të shfrenuar. Me kabina që kushtonin nga 5 mijë deri në 35 mijë paund dhe bileta të shitura plotësisht, sipas kritikëve, ky event shënon normalizimin e një modeli ku morali shitet për luks.

Kompania e nisi aktivitetin vite më parë me festa private në shtëpi dhe ambiente luksoze në Londër, për t’u shndërruar më pas në një markë ndërkombëtare që tashmë organizon edhe udhëtime turistike në det. Në bord nuk mungonin festat, mësimet e kërcimit, ambientet e argëtimit dhe hapësirat e dedikuara për takime intime mes pjesëmarrësve. Sipas reportazhit të “The Times”, atmosfera në anije ndryshonte gradualisht me kalimin e orëve, ndërsa organizatorët kishin vendosur rregulla të detajuara mbi respektin dhe pëlqimin e ndërsjellë, të publikuara si në aplikacionin e eventit ashtu edhe në ambientet e anijes.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.